Image Alt

Rruga Tefta Tashko

Rruga Tefta Tashko

Sheshi i Xhamisë së Vjetër, së bashku me rrugën e Çarshisë shërbyen, e para si qendra e dyta si aksi kryesor i qytetit deri më 1929, kur me hapjen e bulevardit Zogu I-rë, qendra e kryeqytetit u shpërngul në Sheshin Skënderbej. Nga planimetria e  përafërt e rrugëve të Tiranës në fund të shekullit të XVIII (Kristo Frashëri, Historia e Tiranës)

Edhe se më shumë se dy shekuj pas, arteriet kryesore të qytetit janë ruajtur duke i dhënë qytetit karakterin e vet origjinal. Toponimet dhe pikat e referimit në territor, edhe pse të zhdukura në pjesën më të madhe të tyre, janë pjesë e memories kolektive dhe përcillen brez pas brezi.

Në hartën e  vitit 1940, pjesa e parë e rrugës që lidhte Pazarin e Vjetër me pjesën lindore të qytetit, quhej rruga e “Pishës” dhe pjesa e II rruga “Herbert”. Pjesa e parë (segmenti midis Sheshit “Sulejman Pasha” dhe sheshit “Avni Rustemi, midis Pazarit të Vjetër dhe atij të Ri) herë-herë quhej edhe rruga e “Postës” duke qenë se tek sheshi “Parthern” –Sheshi Avni Rustemi sot,- ndodhej godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës.

Figura 21 Planimetria e përafërt r Tiranës në fundin e shekullit XVIII

Në vitet 30-të, rruga njihej me emrin “Sir Aubrey Herbert”, në 1934-35, segmenti i parë (sot rruga “Luigj Gurakuqi”), u zgjerua në gjerësi 10m dhe gjatësi 700m, duke e ndarë këtë rrugë në dy pjesë nga sheshi “Parthern”. Emërtimet që kemi sot janë vendosur pas 1944.

Në vitet 70-të, rruga “Luigj Gurakuqi” (segmenti i parë) do të zgjerohej sërish, kësaj radhe duke shembur shumë godina të tipit vilë dhe banesat tradicionale tiranase. Vetëm pak prej tyre kanë shpëtuar duke arritur deri në ditët e sotme.

Ndërtesa e Postës, një nga më ikoniket në Tiranë ende sot, ndodhet në Sheshin Avni Rustemi, për shumë e njohur edhe si godina e VEFA-s, emër të cilin e mori pas 90-s, ku ushtronte aktivitetin firma VEFA-holding. Godina e ndërtuar më 1928, ishte selia e Drejtorisë së Përgjithshme e Postë Telegraf Telefon. Shërbimi postar në Shqipëri ka egzistuar që në kohën e turqisë, por do të ishte pas shpalljes së Pavarsisë, kur Lef Nosi, Minsitri i parë i Post-Telegrafeve, do të organizonte shërbimin kombëtar postar më 5 maj 1913.

Figura 22 Pazari i Ri dhe Sheshi Avni Rustemi 1939-1940

Në këtë zonë të qytetit, që kufizohet me Lumin Lana në jug dhe rrugën Hoxha Tahsim, gjendet një zonë banimi e pasur në stil arkitekture dhe tipologji banese. Kështu aty kanë bashkëjetuar për gati një shekull, banesa tradicionale e ndërtuar me materialin e qerpiçit me ato të tipit vilë të fillim viteve 20-të, ku gjendet i përdorur tulla dhe stilet e larmishme arkitektonike.

Shumë prej këtyre banesave, janë zhdukur duke u shndërruar në objekte shumëkatëshe me sipërfaqe të madhe ,ku rruga e Pishave dhe itineraret mes banesave 2-3 katëshe, nuk përballojnë dot trafikun e rënduar të qytetit.

Banesat e fundit të llojit të tyre, të fillim shekullit të XX-të, e njohur si banesat e Toptanasve u shembën së fundmi duke humbur kështu gjurmë të rëndësishme në territor, në aspektin urban, arkitektorinik dhe historik. Zona e krahasuar me dokumentat e kohës, duket e transformuar dhe gjurmët e saj të fundit të arkitekturës janë të kërcënuara çdo ditë nga rreziku i shembjes.

Figura 23 Rruga “Sir Aubrey Herbert”-Rruga e Pishave Në sfond godina e Postës

Figura 24 Rruga Rruga “Sir Aubrey Herbert”-Rruga e Pishave në drejtim të Pazarit të Vjetër

Regjistrohu

Keni llogari?