Image Alt

Rreth Projektit

Citizens Urban Stories

Së fundmi Tirana po pëson agresivitetin më të madh të ndërtimit dhe tjetërsimit urban, këtij agresioni nuk i kanë shpëtuar as vilat e shpallura monumente kulture. Aktualisht qytetit i mungon një plan për klasifikimin dhe ruajtjen e objekteve historike, transparenca është e ulët, shumë ndërtesa dalin nga statusi “monument kulture i paluajtshëm” dhe të tjera, që janë pjesë e peizazhit urban të kryeqytetit, po zhduken me plane të pjesshme, duke cenuar identitetin historik të qytetit.
Nëpërmjet ndërthurjes së ekspertizës së duhur dhe hapësirës mediatike online, “Citizens Urban Stories” synon të krijoj një kanal komunikimi të përbashkët për rritjen e presionit ndaj pushtetit vendor për dy problematika: tjetërsimin e objekteve historike në Tiranë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen që cenon identitetin historik të qytetit.

Qëllimi: CUS synon rritjen e transparencës mbi vendimmarrjen e pushtetit lokal për tjetërsimin e monumenteve kulturore në Tiranë, duke forcuar procesin e llogaridhënies nëpërmjet raportimit gazetaresk të tematizuar, gazetarisë qytetar dhe ekspertizën e profesionistëve të fushës së planifikimit urban.

Objektivat Specifike:
(1) Të dokumentojë në mënyrë profesionale dhe inovative, ndryshimet në siluetat arkitekturore të minimalisht 40 monumenteve të kulturës në Tiranë;
(2) Të hedhë dritë mbi veprimtarinë institucionale të pushtetit lokal, duke krijuar një hapësirë alternative informacioni;
(3) Të shërbejë si një mjet për nxitjen e presionit qytetar nëpërmjet informimit të opinionit publik me anë të produkteve mediatike të pavarura dhe të thelluara

Puna kërkimore:
I përkushtohet:
(1) dokumentimit të problemit përmes vëzhgimeve në terren, fotografimit, intervistave me komunitetin dhe specialistë të fushës;
(2) identifikimit të gjendjes aktuale të objekteve të tjetërsuara që kanë pasur status të mbrojtur;
(3) ngritjes së një baze të dhënash mbi banesat historike tip Vila;
(4) markimit të të gjitha vilave të identifikuara përmes stickerave me informacion dhe kode QR
(5) organizimit të një turi të quajtur “Vilat e harruara të Tiranës”.

Platforma online Citizens Urban Stories
(1) Vizualizimin e gjetjeve të punës kërkimore në terren nëpërmjet një harte interaktive,
(2) informimit të opinionit publik me anë të produkteve mediatike të pavarura e të thelluara dhe
(3) përfshirjen e komuniteteve lokale në hapësirën e debateve online.

Shumëfishimi i mesazheve:
Përfshin të gjitha format e komunikimit dhe outreach, që synojnë promovimin e rezultateve të prodhuara dhe përfshirjen e përfituesve të projektit nëpërmjet:
(1) takimit konsultues me grupet e interesit (banorë të Tiranës dhe pronarë/ rezidentë të objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, arkitektë, urbanistë, ekspertë të trashëgimisë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe aktivistë),
(2) takimit të hapur me gazetarë dhe ekspertë të fushës mbi gjetjet e vëzhgimit në terren dhe
(3) fushatës së informimit në mediat sociale.

Rezultatet:
Kuptim më i mirë i problematikës së tjetërsimit të objekteve historike nga ana e grupeve të interesit;
– Rritja e presionit qytetar ndaj pushtetit lokal për konsultime publike dhe vendime transparente, nëpërmjet raportimit në platformën CUS;
– Përfaqësim më i mirë i interesave të qytetarëve në media, nëpërmjet ofrimit të kanaleve alternative të informimit;
– Përmirësimi i kompetencave të CC dhe ngritja e kapaciteteve të 4 gazetarëve të rinj, të pajisur me aftësi më të mira për të prodhuar përmbajtje analitike;
– Promovim i gazetarisë së tematizuar me gazetarë të specializuar mbi çështjet e qytetit dhe krijimi i një hub-i informacioni për të gjithë të interesuarit mbi këto problematika.

Regjistrohu

You don't have permission to register

Garansi Kekalahan 100

depo 10 bonus 10

depo 25 bonus 25

depo 25 bonus 25

slot vietnam

depo 50 bonus 50

depo 25 bonus 25

slot qris

slot qris