Emri: Vila VII-1
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Hoxha Tahsim Nr: 10
Statusi: Mbrojtje Paraprake

Vila dykatëshe e familjes Muça, e vendosur te rruga “Hoxha Tahsim”, është ndërtim i vitit 1920.
“Një shtëpi 100-vjeçare, ka nevojë për mirëmbajtje, për pak ‘tualet’ të jashtëm dhe pastaj i rikthen bukurinë qytetit, është një pasuri e qytetit”, tregon njëri nga pjesëtarët e familjes Muça. Godina është vendosur në rrugë kryesore, ku kati i dytë është i banueshëm ndërsa hapësira e katit të parë përdoret për biznese që operojnë me qira.
Origjina e kësaj shtëpie lidhet me Bajram Muçën, i ardhur nga Dibra, i cili e bleu truallin dhe ngriti ndërtesën. Më pas kjo pasuri u trashëgua nga Dervish Muça dhe aktualisht nga pronari Bajram Muça, i treti brez i familjes e cila e ka ruajtur dhe trashëguar vilën. Gjatë periudhës së komunizmit vila ka kaluar në pronësi të shtetit dhe i është rikthyer pronarëve
pas 1990. “Politika e prishjes së shtëpiave të vjetra të Tiranës është një presion i atyre që po prishin identitetin e qytetit”, shprehet pronari i shtëpisë duke ju referuar transformimeve të kryeqytetit.
Fasada e jashtme e banesës është e mirëmbajtur, por dyert dhe dritaret janë ndryshuar nga formati origjinal, duke i zëvendësuar me material alumini, gjithashtu është ndërtuar edhe një shtesë në brendësi që tashmë përdoret si dhomë pritëse. Këto rikonstruksione janë realizuar para 10 viteve.
Ndërsa si strukturë shtëpia nuk ka ndryshuar, shkallët janë origjinalet, tavanet gjithashtu, përveç faktit që janë të veshura me gips.
Ndër pemët e oborrit përmendim limona, portokalle, edhe pjesa e shtesës ka qenë pjesë e kopshtit, edhe pusi i cili tanimë është i mbyllur.
Ky objekt është shpallur në mbrojtje paraprake në listën e fundit publikuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja Muça

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Bajram Muça
(Të ardhur para 100 vitesh nga Dibra)

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Fasada e vilës në gjendje të mirë.
Dritaret dhe dyert të ndryshuara (dyer alumin) Në katin e parë janë biznese të dhëna me qira. Kati i dytë është banesë.
Në brendësi të godinës, pasi hyn në portën kryesore ka një shtesë, ku tani gjendet dhoma pritëse.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të mirë
Lindore: Në gjendje të mirë
Perendimore: Në gjendje të mirë

Çatia:

Në gjendje shumë të mirë.

Muri rrethues

Nuk ka mur rrethues

Oborri

Ka portokalla, limona, ka pasur kopsht, ka pus por është i mbyllur.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Po – shtese anesore/

Restaurimet:

Po para 10 vitesh

Rikonstruksionet:

Po para 10 vitesh

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Informacione

Rruga Hoxha Tahsim 10, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?