Emri:   Vila VI-30

Viti i ndërtimit: 1800

Adresa: Rr. Vehbi Agolli

Statusi: Nuk ka status 

Gjendja aktuale: E banuar 

 

Trokitja në orën 14:00 të drekës në muajin gusht nuk do të ishtë normale në një hyrje në apartamentin e katit të 8 të një pallati në Tiranë. Por jo në këtë shtëpi tiranase, ndërtuar aty prej viteve 1800. 

Zonja Vjollca Kaceli, e pashqetësuar edhe pse i prishëm dremitjen e drekës, na ftoi të hynim brenda shtëpisë e na rrëfeu jetën e saj, mes karakteristikave të të jetuarit në një komunitet të vjetër sikurse është ai i “tironsve”. Shtëpia e saj dy katëshe, mjaft e vjetër reflekton  karakterin babaxhan të njerëzve që banojnë në të, ashtu sikurse ndryshimet që kanë sjellë vitet. 

E mbajtur mirë, me rikonstruksione të herë pas hershme dhe me ndryshimet “moderne” të kohës, me pajisje shpesh të sjellë nga Italia, kur shumëkush në ato kohë pati mundësinë rë dilte jashtë shtetit. Dyert dhe dritaret të ndërruara që prej vitit 1993, janë në harmoni me pllakat dhe mermerërat e sjella nga Italia, dizajne këto që i gjen më vështirësi në shtëpi të tjera. 

Shtëpia mbështillet nga një mur rrethues i lartë. Në të njëjtën lartësi me portën ngjyrë të blertë që lidhet më të. 

Më herët, zonja Kaceli na rrëfen se ka pasur agrume, portokalle dhe mandarina, ndërsa tanimë ruan vetëm lulet për të cilat kujdeset vetë. 

Më hërët në brendësi të saj, tavani ka qenë me motive prej druri dhe me vlerën që mbarte ishte diskutuar për t’u kthyer në një shtëpi muze rrëfen zonja Kaceli. Mirëpo planet për ta zhvilluar zonën duke ndërtuar komplekse pallatesh, nuk do e kursjnë as shtëpinë Kaceli, e cila nga dita në ditë pret t’i nënshtrohet rëndesës së ekskavatorit.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Vjollca Kaceli

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër: Familja Kaceli

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: 

Është vilë me qerpiç. Në gjendje të mirë, karakteristike shtëpi tiranase. Derë e re

Dyert janë ndërruar në vitin 1993

Driaret janë ndërruar në vitin 1993 

Muret në gjendje të mirë

Suvaja në gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:

Lindore:  

Përendimore :

Çatia:

 E restauruar 

Muri rrethues

 ne gjendje të mirë, Port ae madhe hyrëse që lidh borrin me murin rrethues e re, në gjendje të mirë.

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Ka një pus funksional. Ka portokalle, ka pasur agrume më herët.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po

Shembje:

Te kati i dytë, që është i pabanuar pasi kishte rënë zjarr para dy vitesh.

Inspektimet nga organet e shtetit:

Po, ka pasur

Shënime:

Ka rikonstruktime pas viteve 90, kryesisht me pllaka dhe orendi të sjella nga Italia.

Ka një bufe të futur në mur, ku mban qeramikat dhe qelqurinat.

Më herët tavani ka qenë me motive druri, dhe ishte në plan për tu bërë shtëpi muze, por nuk u realizua. Tashmë po pritet për të dnërtuar pallate në këtë zonë.

Ka një shtesë në anë korridorit hyrës, që bën lidhjen me shkallët për tu ngjitur lart në katin e dytë.

Informacione

Rruga Vehbi Agolli 52, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?