Emri: Vila Tufina
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Hoxha Tahsin, 95
Statusi: E pa banuar

“Janë tre godina dhe të treja janë dhënë për shembje. Duan lekë që të riparohen. Do bëhen pallate, janë bë shumë trashëgimtarë tani” kështu shpreh më një pikëllim të fshehur një nga pronarët e familjes Tufina për Citizens Urban Stories.
Tre godinat qëndrojnë hijerënda në buzë të rrugës Hoxha Tasim, në dukje krenare edhe pse të harruara në kohë, dukshëm edhe nga fasada e dëmtuar plotësisht.
Pronari i parë i kësaj trashëgimie ka qenë Shaban Tufina dhe godina ka përfunduar në 1943. Sufri Tufina, një nga pronarët aktual shprehet se për një kohë të gjatë godinat kanë qenë të shtetëzuara dhe vetëm para pak kohësh i janë kthyer familjes së tyre.
“Unë për qejf filloj që sot me e riparu, por kur ke shumë trashëgimtarë, njeri i bjen patkoit, tjetri samarit, i themi ne. Nuk është investuar as nga ne, as nga shteti që e ka pas në përdorim” thotë ai.
Dyert e jashtme të vilave janë të salduara dhe është e pamundur të hysh në ambientet e brendshme por Sufriu na tregon se ka bimësi të shumëllojshme si rrush, kumbulla dhe çfarëdolloj bime tjetër e egër që është rritur së fundmi.
Gjatë viteve janë ndërtuar dy shtesa anësore, ndërsa pjesa tjetër është tërësisht e paprekur, madje edhe kur e ka pasur shteti pronarët tregojnë se maksimumi vetëm lyhej me gëlqere dhe nuk kishte asnjë lloj shërbim tjetër mirëmbajtjeje. Ndërmarrja që i mirëmbante atëherë këto godina quhej “ Pasuria e Shtetit”, jo vetëm godinat Tufina por edhe godinat e tjera të komunitetit.
Në vitin 94 prona i është kthyer pronarëve respektivë. Pronarët aktual konfirmojnë se sapo të merret leja e ndërtimit do të filloj prishja e godinave.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Sufri Tufina

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Shaban Tufina

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Vila është në gjendje të degraduar, muret kanë fasadë të rënë, dritaret të mbyllura me rrejtë hekuri, mbulohet pamja nga pemët dhe nuk lejohet shikimi i qartë i fasadës.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të keqe, e dëmtuar
Lindore: Në gjendje të keqe, e dëmtuar
Perendimore: Në gjendje të keqe, e dëmtuar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht.

Muri rrethues

I dëmtuar tërësisht. Porta e hyrjes në banesë e kyçur dhe e salduar.

Oborri

Pemët, llojet e gjelberimit te dallueshem: Kumbulla, fiq, rrush dhe ferra

Ndërhyrje të jashtligjshme

Po – Shtese anesore

Restaurimet:

Nuk ka pasur

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Po

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Vila do të prishet dhe në vend të saj do të ndërtohet pallat, por nuk është vendosur se kur. Në vitin 1994 është rimarrë nga pronarët.

Informacione

Rruga Hoxha Tahsim 95, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?