Emri II – 111

Viti i ndërtimit: Përpara 1945

Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark

Statusi: Monument Kulture Kategoria II

Gjendja aktuale: Selia e Partisë Demokratike

 

Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, sot godina e Partisë Demokratike daton si periudhë ndërtimi  para 1945 dhe është e vendosur në bulevardin Zhan D’Ark.

Ish- Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore ( SHQUP) u inagurua më 10 korrik të vitit 1968, një hapësirë për ushtarakët shqiptarë, pranë urës së Lanës, tek rruga e Elbasanit e projektuar nga arkitekti dhe urbanisti i njohur Koço Miho.

Objekti zhvillohet në trajta bashkëkohore për kohën duke ndjekur frymën moderniste racionaliste, një merite e vetë arkitektit Miho i cili njihej për njohurinë e tij të thellë mbi zhvillimet arkitektonike në Evropën Lindore dhe atë Perëndimore.

Ky objekt qëndron i ngritur nga niveli i rrugës kryesore, duke krijuar një hyrje monumentale paralele me shtratin e lumit Lana, por ndërkohë dhe duke krijuar bazamentin dhe themelet e duhura për t’i shmangur përsëri po këtij shtrati i cili shtrihet në nivel nëntokësor në mënyrë tejet organike. Objekti me trajtat e tij racionaliste si në organizimin e brendshëm dhe “planin e lirë” por dhe në fasadën e tij e cila shtrihet përgjatë përdorimit të hijezuesve vertikal përfundon me një tarracë-oborr të aksesueshëm.

Veçanti përben përdorimi i materialit të gurit për të krijuar themelet e objektit, një zgjidhje teknologjike që mund të jete zhvilluar për të mbrojtur objektin nga efektet e lagështisë. Ky themel vijon me sipër me strukture të betonit të derdhur deri në katin përdhe. Në katin e dytë struktura ndryshon duke krijuar një kombinim midis strukturës së betonit të armuar dhe atij të muraturës së tullës e cila krijon gjithashtu dhe shkallaren karakteristike e cila ndodhet në pjesën lindore të objektit duke shënuar dhe një hyrje tjetër për katet e sipërm.

Në vitin 2013 ky objekt kalon në pronësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe nga ai moment shërben si Selia Kryesore e kësaj force politike. Hapësira publike në oborrin e ndërtesës është rivitalizuar duke lehtësuar inertet përgjatë oborrit të rrethuar me kangjella dhe duke lejuar komunikimin pamor të banorëve të qytetit me sheshin e ndërtesës në brendësi dhe duke zhvilluar në këtë mënyrë një karakter më të hapur.

Kjo hapësirë në pjesën lindore ka zhvilluar një bimësi karakteristike për zonën pranë lumit të Lanës me ligustra.

Përgjatë oborrit aktualisht përveç hapësirës se lire për lëvizje, është krijuar një hapësirë parkimi makinash si dhe një hapësirë bar-kafeje në shërbim të qytetarëve dhe të institucionit.

Çatia është me solete prej betoni në gjendje të mirë strukturore.

Muri rrethues zhvillohet kryesisht me kangjella metalike përgjatë lindjes, jugut dhe perëndimit, ndërsa përgjatë pjesës veriore ai zhvillohet në kombinim me një murre betoni për arsye të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë

Objekti është restauruar dhe ri konstruktuar përgjatë vitit 2013 duke kaluar në pronësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhej objekti pasi nuk kishte kaluar procese të tjera restaurimi, një serë hapash janë ndërmarrë për ta rivitalizuar por dhe për të thjeshtëzuar funksione të reja ndryshe nga ato për të cilat ishte projektuar fillimisht.

Gjate këtij procesi, struktura e objektit është përforcuar duke rritur kapacitetin mbajtës të tij si dhe duke restauruar karakterin origjinal të arkitekturës me hapjen e hapësirave të fasadës përgjatë jugut si në aspektin funksional por dhe duke lejuar dritën natyrale të hyj në brendësi të hapësirës.

Si përfundim tarraca oborr gjithashtu është pasuruar me një hapësirë tjetër funksionale pranë lidhjes vertikale me shkallë dhe kafazit të tyre duke krijuar hapësira shtesë por njëkohësisht duke mos dëmtuar karakterin e lirë të hapësirës.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Partia Demokratike e Shqipërisë

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër:  Ministria e Mbrojtjes

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Në tërësi ndërtesa është të gjende të mire nga të gjitha fasadat e saj. 

Veriore: të gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: të gjendje të mirë. 

Lindore:  të gjendje të mirë. 

Përendimore : të gjendje të mirë. 

Kufizohet nga të gjitha anët nga ndërtesa të tjera të tipologjive të ndryshme, të rastin e godines se Bankës Kombëtare Tregtare, Xhamine e Namasgjasë, Kuvendin e Shqipërisë dhe “Kalanë e Tiranës apo dhe Bulevardin kryesor “Zhan D’Ark” drejt përendimit dhe lumit Lana.

Çatia:

Me solete prej betoni të paranderur të gjendje të mirë strukturore.

Muri rrethues

Muri rrethues zhvillohet kryesisht me kangjella metalike përgjate lingjes, jugut dhe përendimit, ndërsa përgjate pjeses veriore ai zhvillohet në kombinim me një murre betoni për arsye të sigurise të Kuventit të Shqipërisë

Oborri

Hapësira publike në oborrin e nderteses eshtë rivitalizuar duke lehtësuar inertet përgjatë oborrit të rrethuar me kangjella dhe duke lejuar komunikimin pamor të banorëve të qytetit me sheshin e ndërtesës në brendësi dhe duke zhvilluar në këtë mënyrë një karakter më të hapur.

Kjo hapësirë në pjesën lindore ka zhvilluar një bimesi karakteristike për zonën prane Lumit të Lanes me ligustra.

Përgjatë oborrit aktualisht përvec hapësirës se lire për levizje, eshtë krijuar një hapesire parkimi makinash si dhe një hapesire bar-kafeje në sherbim të qytetarëve dhe të institucionit.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Ish- Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore ( SHQUP) u inagurua më 10 Korrik të vitit 1968, një hapesire për ushtarakët shqiptarë, pranë Urës së Lanës, tek rruga e Elbasanit e projektuar nga arkitekti dhe urbanisti i njohur Koço Miho.

Objekti zhvillohet në trajta bashkekohore për kohën duke ndjekur frymën moderniste racionaliste, një merite e vetë arkitektit Miho i cili njihej për njohurinë e tij të thellë mbi zhvillimet arkitektonike në Evropen Lindore dhe atë Përendimore.

Ky objekt qendron i ngritur nga niveli i rrugës kryesore, duke krijuar një hyrje monumentale paralele me shtratin e lumit Lana por ndërkohë dhe duke krijuar bazamentin dhe themelet e duhura për t’i shmangur përseri po ketij shtrati i cili shtrihet në nivel nëntokësor në mënyrë tejet organike. Objekti me trajtat e tij racionaliste si në organizimin e brëndshem dhe “planin e lirë” por dhe në fasadën e tij e cila shtrihet përgjatë përdorimit të hijezuesve vertikal përfundon me një taracë-oborr të aksesueshëm. 

Veçanti përben përdorimi i materialit të gurit për të krijuar themelet e objektit, një zgjidhje teknologjike që mund të jete zhvilluar për të mbrojtur objektin nga efektet e lagështise. Ky themel vijon me sipër me strukture të betonit të derdhur deri në katin përdhe. Në katin e dytë struktura ndryshon duke krijuar një kombinim midis strukturës së betonit të armuar dhe atij të muraturës së tullës e cila krijon gjithashtu dhe shkallaren karakteristike e cila ndodhet në pjesen lindore të objektit duke shenuar dhe një hyrje tjeter për katet e sipërm.

Në vitin 2013 ky objekt kalon në pronesine e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe nga ai moment shërben si Selia Kryesore e kësaj force politike.

Restaurimet:

Objekti eshte restauruar dhe rikonstruktuar përgjate vitit 2013 duke kaluar në pronësinë e Partisë Demokratike të Shqipërise. Duke vleresuar situaten në të cilen ndodhej objekti pasi nuk kishte kaluar procese të tjera restaurimi, një serë hapash janë ndërmarrë për ta rivitalizuar por dhe për të facilituar funksione të reja ndryshe nga ato për të cilat ishte projektuar fillimisht.

Gjate ketij procesi, struktura e objektit është përforecuar duke rritur kapacitetin mbajtes të tij si dhe duke restauruar karakterin origjinal të arkitekturës me hapjen e hapesirave të fasadës përgjatë jugut si në aspektin funksional por dhe duke lejuar driten natyrale të hyj në brendesi të hapesires.

Gjithashtu përgjatë pjesës veriore të objektit kundrejt fasades kryesore disa hapesira shtese janë krijuar për të rritur kapacitetin funksional të objektit, duke mos demtuar karakterin e tij, dhe duke plotesuar në këtë mënyrë volumin e shfazuar të tij.

Si përfundim taraca oborr gjithashtu është pasuruar me një hapesire tjeter funksionale pranë lidhjes vertikale me shkallë dhe kafazit të tyre duke krijuar hapësira shtesë por njëkohësisht duke mos demtuar karakterin e lirë të hapesires.

Rikonstruksionet:

Nuk ka informacion

Shembje:

Janë shembur vetem objektet e pavarura nga objekti që ndodheshin në oborrin e tij në drejtim të kuffirit të parcelës me Kuventin e Shqipërise, të ndertuara me amiant përpara se dhe vete objekti të ndertohej pasi në fakt i përkisnin Kopeshtit të Parë Zoologjik të Tiranës.

Inspektimet nga organet e shtetit:

Pas tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, eshtë hartuar një studim i për të vlerësuar qendrueshmerinë e objektit duke e vleresuar ate si të përshtatshem.

Shënime:

Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, sot godina e Partisë Demokratike daton si periudhë ndërtimi  para 1945 dhe është e vendosur në bulevardin Zhan D’Ark.

Ish- Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore ( SHQUP) u inagurua më 10 korrik të vitit 1968, një hapësirë për ushtarakët shqiptarë, pranë urës së Lanës, tek rruga e Elbasanit e projektuar nga arkitekti dhe urbanisti i njohur Koço Miho.

Objekti zhvillohet në trajta bashkëkohore për kohën duke ndjekur frymën moderniste racionaliste, një merite e vetë arkitektit Miho i cili njihej për njohurinë e tij të thellë mbi zhvillimet arkitektonike në Evropën Lindore dhe atë Perëndimore.

Ky objekt qëndron i ngritur nga niveli i rrugës kryesore, duke krijuar një hyrje monumentale paralele me shtratin e lumit Lana, por ndërkohë dhe duke krijuar bazamentin dhe themelet e duhura për t’i shmangur përsëri po këtij shtrati i cili shtrihet në nivel nëntokësor në mënyrë tejet organike. Objekti me trajtat e tij racionaliste si në organizimin e brendshëm dhe “planin e lirë” por dhe në fasadën e tij e cila shtrihet përgjatë përdorimit të hijezuesve vertikal përfundon me një tarracë-oborr të aksesueshëm. 

Veçanti përben përdorimi i materialit të gurit për të krijuar themelet e objektit, një zgjidhje teknologjike që mund të jete zhvilluar për të mbrojtur objektin nga efektet e lagështisë. Ky themel vijon me sipër me strukture të betonit të derdhur deri në katin përdhe. Në katin e dytë struktura ndryshon duke krijuar një kombinim midis strukturës së betonit të armuar dhe atij të muraturës së tullës e cila krijon gjithashtu dhe shkallaren karakteristike e cila ndodhet në pjesën lindore të objektit duke shënuar dhe një hyrje tjetër për katet e sipërm.

Në vitin 2013 ky objekt kalon në pronësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe nga ai moment shërben si Selia Kryesore e kësaj force politike. Hapësira publike në oborrin e ndërtesës është rivitalizuar duke lehtësuar inertet përgjatë oborrit të rrethuar me kangjella dhe duke lejuar komunikimin pamor të banorëve të qytetit me sheshin e ndërtesës në brendësi dhe duke zhvilluar në këtë mënyrë një karakter më të hapur.

Kjo hapësirë në pjesën lindore ka zhvilluar një bimësi karakteristike për zonën pranë lumit të Lanës me ligustra.

Përgjatë oborrit aktualisht përveç hapësirës se lire për lëvizje, është krijuar një hapësirë parkimi makinash si dhe një hapësirë bar-kafeje në shërbim të qytetarëve dhe të institucionit.

Çatia është me solete prej betoni në gjendje të mirë strukturore.

Muri rrethues zhvillohet kryesisht me kangjella metalike përgjatë lindjes, jugut dhe perëndimit, ndërsa përgjatë pjesës veriore ai zhvillohet në kombinim me një murre betoni për arsye të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë

Objekti është restauruar dhe ri konstruktuar përgjatë vitit 2013 duke kaluar në pronësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhej objekti pasi nuk kishte kaluar procese të tjera restaurimi, një serë hapash janë ndërmarrë për ta rivitalizuar por dhe për të thjeshtëzuar funksione të reja ndryshe nga ato për të cilat ishte projektuar fillimisht.

Gjate këtij procesi, struktura e objektit është përforcuar duke rritur kapacitetin mbajtës të tij si dhe duke restauruar karakterin origjinal të arkitekturës me hapjen e hapësirave të fasadës përgjatë jugut si në aspektin funksional por dhe duke lejuar dritën natyrale të hyj në brendësi të hapësirës.

Si përfundim tarraca oborr gjithashtu është pasuruar me një hapësirë tjetër funksionale pranë lidhjes vertikale me shkallë dhe kafazit të tyre duke krijuar hapësira shtesë por njëkohësisht duke mos dëmtuar karakterin e lirë të hapësirës.

Informacione

Bulevardi Zhan D'Ark 11, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?