Emri: Vila 8, Rruga “Kont Urani”
Viti i ndërtimit: 1928
Adresa: Rruga Kont Urani, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar 

Në hyrje të rrugës Kont Urani, vila me numrin 8 është e fundit e një serie prej tre objektesh që pavarësisht se mbajnë statusin Monument Kulture, Kategoria II, janë në gjendje të rrënuara.

Në të tre katet e vilës mungojnë dyert dhe dritaret, të cilat personat që strehohen aty tregojnë se janë të ruajtura në bodrum. Objekti është i rrënuar edhe nga brenda, kudo mund të gjenden copa muresh të rrëzuara.

Vila 8 në rrugën “Kont Urani”, e ndërtuar rreth vitit 1928, njihet si “Kuplaraja” apo “Hoteli i Italianëve” dhe mbahet mend për funksionin e saj si shtëpi publike. Banorët ekzistues shprehen se godina ka qenë e strukturuar si shtëpi publike me sportel, dalje nga ana e pasme dhe me orendi luksoze nga brenda.

Aktualisht është ndërtuar dhe një shtesë, pjesa e jashtme e oborrit përdoret për shitje rrobash të përdorura nga një familje që ka mbi 50 vite që jeton aty dhe shprehet se çështja e pronësisë është komplekse pasi ka vite që ndiqet me procese gjyqësore dhe konflikte të shpeshta.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Nuk ka informacion

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Nuk ka informacion

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Gjendje e degraduar, me mungesë dritaresh dhe dyersh nga brenda, të cilat janë të ruajtura në bodrum. Dritaret e jashtme janë në gjendje të dëmtuar.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje shumë të keqe, e degraduar
Lindore: Në gjendje shumë të keqe, e degraduar
Perendimore:Në gjendje shumë të keqe, e degraduar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht/ e shkatërruar

Muri rrethues

I dëmtuar

Oborri

Pemët: Bimë kacavjerrëse, bimësi e mbirë ndër vite, fiq.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Banohet nga qytetarë që nuk paguajnë qira prej 50 vitesh, ndërkohë që janë në proces gjyqësor për çështje pronësie. Godina ka arkitekturë italiane.

Ka qenë më herët shtëpi publike.
Tashmë, pjesa e jashtme e oborrit përdoret për shitje rrobash të përdorura.

Informacione

Rruga Kont Urani 8, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?