Emri: Vila Njuma
Viti I ndërtimit: 1924
Adresa: Rruga “Xhorxhi Martini”
Statusi: Monument Kulture Kategori e II-të
Gjendja aktuale: E banuar

(Përshkrim i përgjithshëm)

Vila Njuma, është një nga vilat më karakteristike të zonës së vjetër të Tiranës. E ndodhur brenda bllokut të banimit, godina 2 katëshe, dallohet për dritaret e saj të ngjyrosura me të gjelbrën e errët dhe fasadën e dekoruar me lule. E ndërtuar në vitin 1924, vila ka qenë e vetmja 2 katëshe brenda pllakës urbane dhe deri në fund të viteve 70-të, nga ballkoni i katit të parë mund të vështrohej sheshi Skënderbej dhe ai i Pazarit të ri.

(Struktura e ndërtimit dhe elementet arkitektonike te eksterierit dhe interierit)

Struktura e ndërtimit të kësaj shtëpie është me mur qerpiçi me trashësi në katin përdhe 60 cm.
Konstruksioni i ndarjes nga kati më kat është me trarë druri 120cm, mbi të cilët është vendosur dyshemeja e dërrasës. Tavanet ashtu si edhe dyshemeja janë origjinale me dërrasa të lyera ku instalimet elektrike janë të vendosura jashtë mureve. Dhoma e zjarrit, mban ende oxhakun i cili ka funksionuar deri në vitet 70, ndërsa sot është element dekorativ brenda dhomës perëndimore të katit të parë. Shkallët e brendshme të vilës janë origjinalet të ndërtuara njëkohësisht me shtëpinë, sipas stilit dhe teknikës së kohës. Porta e jashtme e banesës, daton që nga ndërtimi i vilës, duke u mirëmbajtur në 96 vjet nga të gjithë brezat që janë rritur në të. Godina nuk është braktisur asnjëherë nga familja Njuma ku edhe sot jeton brezi i katërt që nga ndërtimi. Ndërhyrja e fundit është bërë në vitet 60-të kur shtëpia iu nënshtrua një restaurimi rrënjësor. Ruajtja e elementëve origjinale të ndërtimit, si shkallët dyshe, ballkoni, çatia dhe elementët dekorativë të dritareve, është bërë me fanatizëm nga pronarët e saj, të cilët kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për të. Edhe pse e shpallur Monument Kulture në vitin 2015 vila nuk ka njohur asnjë financim apo mbështetje nga institucionet publike.

(Mjedisi përreth komshinjtë, rrugica, panorama)

Pas viteve 90-të, rrugica dhe e gjithë zona pësoi transformime të mëdha, ku dallohen kryesisht 2 objekte shumë katëshe të tipit pallat në lindje dhe perëndim të vilës në distancë fare të vogël me vilën monument kulture. Aty ku më herët ndodhej vila 1 katëshe e të afërmeve të Njuma-ve, sot ndodhet një pallat, i cili me faqen e tij kallkan është mbështetur në murin e vilës duke prekur dhe dëmtuar edhe çatinë e saj. Panorama e katit të parë është mbyllur dhe horizontin e zënë pallatet e larta të ndërtuara brenda strukturës së çrregullt të zonës.

(Oborri)

Pusi elementi tradicional I banesave tiranase u mbyll me ndërtimin e pallatit, dhe me të u muros edhe porta që lejonte komunikimin nga brenda oborreve të vilave përkarshi. Pemët e hurmave, pjeshkave dhe ajo e qershisë sot nuk janë më, por banorët kujdesen që brenda oborrit të vogël të kenë gjithmonë një ulli, një agrum dhe lule për të dekoruar dhe pse jo kujtuar kohët e lavdishme kur vila Njuma kishte një nga arkitekturat më të bukura të zonës.

Figura 1

Fasada veriore e Viles Njuma

Figura 2

Dritaret e katit te pare origjinale me hapje vertikale me kornize druri dhe grila druri te vendosura nga jashtë.

Figura 3

Dritaret e katit përdhe, origjinale me hapje anësore me kornize druri. Çelësi, Elementi i Dekorimit te kornizes se jashtme ne pjesën qendrore, e pare edhe ne godinat e Ministrive te ndertuara ne te njëjtën periudhe.

Figura 4

Shkalla e brendshme e drurit qe lidh katin perdhe me katin e pare ku ndodhet dhomat e gjumit.

Figura 5

Oxhaku I vendosur ne dhomen e zjarrit

Figura 6

Çelsat dhe prizat origjinale te kohes se ndertimit te viles

Figura 5

Dere e brendshme e dhomes se gjumit. Dopio kanat 50cm. Element Interieri original.

Figura 7

Gjelberimit I oborrit

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja Njuma

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Familja Njuma

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të dëmtuar, ngjitur me vilën një pallat, dritare
druri të vjetra, , ballkon në ngjyrë të kuqerremtë dhe fasadë në
ngjyrë portokalli.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore:

Çatia:

Në gjendje të dëmtuar, e amortizuar

Muri rrethues

Mur i vjetër , i cili mban edhe portën kryesore hyrëse që lidhet me oborrin, muri i lyer me gëlqere, por i duken tullat

Oborri

Pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: pjeshkë, hurmë, kumbull,
portokalli. Ka edhe një pus.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Të vazhdueshme

Rikonstruksionet:

1960 e në vazhdim (kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme)

Shënime:

Ësht vilë e mbrojtur, kategoria II

Informacione

Rruga Xhorxhi Martini, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?