Emri:   Vila Libohova/ Toptani – II-044

Viti i ndërtimit: Përpara 1944

Adresa: Kalaja e Tiranës

Statusi: Monument Kulture Kategoria II

Gjendja aktuale: E pabanuar/ Jashtë funksionit

 

Në murin e Kalasë së Tiranës ka një të çarë që të drejton në një bllok godinash të vjetra dhe disa të ndërtuara pas viteve 90, ngjitur me njëra tjetrën, me një oborr në qendër.

Një ndër godinat kryesore të vendosura aty, dy katëshe (me bodrum),  është aktualisht e pabanuar dhe daton që prej 1944. Sipas bisedës me një banore që jetonte në atë zonë që prej 60 vitesh, ajo na tregon se ka një konflikt pronarësie midis familjeve të Libohovëve dhe Toptanëve në lidhje më pronësinë e vilës në fjalë.

Gjendja e jashtme e fasadës është e pa mirëmbajtur, ka suva të rënë, dritare të thyera, çatia është e dëmtuar dhe dera hyrëse është e sajuar me copa dërrasash të ngjitura.

“Ka pasur objekte antike, tavanet me ornamente, por nuk e di nëse janë akoma brenda godinës apo jo, – rrëfen fqinja e cila tregon se kjo banesë ka rreth 10 vite që nuk është e banueshme por që nga periudha ndërtimit kanë jetuar dhe ndërruar shumë breza.

“Rreth e rrotull këtij oborri kanë pas jetuar 17 familje, dilnin fëmijët këtu dhe loznin, ka pasur lezetin e vetë”,- tregon ajo.

Bimësia mbizotëruese ka qenë më shumë drurë frutorë si fiq, kumbulla, pus nuk ka pasur, vetëm çezmë.

Nëse kalon në një rrugicë ngjitur me oborrin është e vendosur edhe një vilë e dytë e Toptanëve e cila ka një bukuri dhe vlerë të jashtëzakonshme, edhe ajo e pabanuar aktualisht.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Vila e Libohovëve/Toptanëve 

Sipas rrëfimeve të banorëve afër, është shtëpi e Toptanëve, por flitet se i është shitur Libohovëve. 

Njëri prej komshinjve tha që është vilë e libohovëve, ndërsa tjetri është e Toptanëve.

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër:  Familja Toptani

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Gjendje e degraduar , e rrënuar, por dyert dhe dritaret nuk janë ndryshuar.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: E degraduar 

Lindore:  E degraduar

Perendimore : E degraduar

Çatia:

E dëmtuar / e shkaterruar

Muri rrethues

Nuk ka një mur rrethues afër, ai që është e rrethon bashkë me ndërtesat e tjera një dhe dy katëshe që ka përreth. 

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshëm. Ka pasur kumbulla dhe fiq. Në mes të oborrit ka qenë një kumbull e madhe, ndërsa anash ka pasur fiq edhe “markaze”.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

 shtese anesore

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Kanë pasur antike tavanët , prej druri. 

Pronarët janë të gjithë jashtë, tani ka shumë pronarë. Sipas rrëfimit të njërës prej zonjave që banon pranë kësaj vile, ka pretendime për pronësinë nga Toptanët dhe Libohovët. Secili pretendon se e ka pronën e vet dhe tani ka mbetur e braktisur. 

 

Anash vilës dhe përreth saj ndodhen shtëpi një katëshe, të ndërtuara në kohën e Enver Hoxhës, ku janë strehuar disa familje, që jetojnë edhe sot aty. 

Informacione

Murat Toptani St, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?