Emri: Vila Begeja
Viti i ndërtimit: 1787
Adresa: Rruga e Dibrës
Statusi: Monument Kulture Kategori e I-të
Gjendja aktuale: E banuar

Në ngjitje të rrugës së Dibrës, mes shumë shtëpive të vjetra karakteristikë të kësaj rruge, dallim bën vila Begeja. Muri i saj rrethues shërben si një kufi mes hapësirës private të vilës dhe rrugës kryesore të tejmbushur nga trafiku i ditës i favorizuar edhe nga prania e shkollës “Servete Maçi”.
Me dritaret karakteristike prej druri, hijerënda dhe potente ndaj fasadës anësore të godinës, karakteristike të periudhës otomane. Teksa përshkon godinën me hap për të gjetur derën hyrëse, gjen në brendësi të saj një derë druri të përmasave të mëdha, që të mirëpret për në familjen Begeja. Xhimi Begeja, pasardhësi i familjes, na mirëpret në oborrin e shtëpisë, për të na drejtuar më pas në çdo cep të saj, e tëra histori.
“Kur kam restauruar tavanët e kësaj shtëpie në ’97, pata gjetur në arabisht numrin dhe ishte diku te 1786 ose 1787, dicka e tillë. Ishte në trarin kryesor të shtëpisë. Nuk arrita ta ruaja deri tani”, – rrëfen Xhimi me pasionin që e karakterizon ndaj ruajtes së kulturës dhe traditës së familjes së tij.
Vila e rikonstruktuar vitet e fundit gëzon status të mbrojtje, kategoria e parë, i marrë para 3-4 vitesh.
Muret me qerpic, të gjera një metrorshe dhe pa praninë e kolonave në përbërje janë karakteristikë kryesore e saj, të ruajtura me fanatizëm edhe përgjatë rikonstruksioneve.
Vila dy katëshe, ndodhet përbri një oborri të vogël, i cili përreth tij mban si kurorë edhe vila apo ndërtesa të tjera që datojnë në periudha të ndryshme. Duke nisur nga shtëpi të ndërtuara 300 vjet më parë, otomane, e deri në periudhën italiane dhe atë të komunizmit dhe demokracisë. E gjithë kjo hapësirë e familjes Begeja përbën një qytezë të vogël të larmishme arkitekture dhe historie.
“Kjo shtëpia tjetër është rreth 150 vjet. Më 1927 është bërë kjo shtëpia tjetër. Ishte shtëpia me lule, kështu u quajt, sepse nuk u suvatua dhe gjithë rreth e qark ka pasur lule kacavjerrëse dhe shtëpia ishte e veshur me lule. Kjo shtëpi gjatë komunizmit është përdorur si gjandarmëri. Pastaj më vonë u vendosën qiraxhi. Qiraxhitë ishin të gjithë polica që i shërbenin atij sistemi. Edhe te shtëpia tjetër përpara ishin qiraxhi, por qëlluan qiraxhi të mirë si familjet tona që u kishin marrë
shtëpitë dhe nuk bënë dëm.”, -rrëfen Begeja, për tërësinë e godinave tashmë të gjendura në përbri njëra-tjetrës.

Ndryshimet e bëra në vitet e fundit me qëllim mirëmbajtjen e saj janë kryer në përputhje me identitetin fillestar të godinës, duke ruajtur tiparet e dritareve, tavanit dhe dyshemesë.
Në oborrin e vogël që lidh godinat, gjen bimë nga më të ndryshmet, të mbjella së fundmi, por edhe qindra vjecarë, sikursë është një fik që qëndron në qendër të oborrit. Më herët ka pasur edhe carac, limon e pemë frutore.
Filozofia e pasardhësve të familjes Begeja për të ruajtur historinë dhe trashëgiminë, ka bërë të mundur ruajtjen e këtij ansambli godinash, si edhe të një komuniteti që rrallë mund të ekzistojë në një pallat shumëkatësh.
“Unë kam një tjetër filozofi në çështjen e pronës, hajde ta restaurojmë, ta bëjmë me vlerë e tipit të pazarit të ri dhe të ruajmë dinjitetin. Kafja e mgjesit dhe birra e darkës pihet vetëm aty ku ke le. S’mund të bësh muhabete me komshinj që nuk i njeh sepse është ndryshe kur je me komshinj që i ke 20, 30, 100 vjet se bën muhabet lirshëm…”,-shprehet Xhimi Begeja.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Xhimi Begeja

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Familja Begeja

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Gjendje shumë e mirë, e rikonstruktuar duke ruajtur karakterin e godinës, mes tyre edhe ruajtjen e dritareve, dyerve.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore: 

Çatia:

Në gjendje shumë të mirë

Muri rrethues

Në gjendjë shumë të mirë

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: ka pasur carac, limon, fik, pemë frutore, hurma. Një fik është akoma edhe tani dhe ka një moshë prej më shumë se 100 vjecare.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po, deri para se të shpallej monument kulture

Rikonstruksionet:

Po

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Është monument kulture e kategorisë së Parë, shpallur para 3-4 vitesh.
Muret e godinës janë një metrorshe, nuk ka kollona. Është shtëpi me qerpic, strukturë piramidale.

Informacione

Rruga e Dibrës 93, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?