Emri: Vila II-202
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Hoxha Tahsim Nr:8
Statusi: Pa status

E mbuluar nga pemët buzë rrugës, vila dykatëshe e familjes Disdari është e pozicionuar në rrugën kryesore “Hoxha Tahsim”. Kati i parë shfrytëzohet nga biznese që operojnë më qira, ndërsa kati i dytë është i mbyllur, i pabanuar.
Godina është e stilit italian, e ndërtuar rreth viteve 1922 – 1924, qartazi e kuptueshme nga dritaret e larta, me dekorin anësor e të shoqëruara nga ballkone të vogla. Para çlirimit, vila ka qenë në pronësi të familjes Mata, e më pas është blerë nga familja Dizdari.
“Siç tregonte gjyshi këtu vinin për tregti me qerre, shisnin duhan, ranë në ujdi dhe e kanë blerë”, tregon një nga banorët aktual të lagjes.
Para 10 viteve pronarët kanë bërë rikonstruksione por tavani dhe dyert prej druri nuk janë ndryshuar, përveç tavaneve të dyqaneve në katin e parë të cilat janë të veshur me gips.
“Mur rrethues nuk ka, edhe bimësi jo sepse pak oborr kishin, ndërsa pas çezmës dikur ka qënë pusi”, tregon një prej banorëve të hershëm.
Ai rrëfen se përgjatë viteve 1940 një pjesë e kësaj vile shërbeu si shtëpi publike. Rreth viteve 56’ hapësirë e katit të parë është përdorur për garazhet e policisë së shtetit, ndërsa më pas u shndërrua në zdrukthëtari.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja Disdari

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Familja Matja

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të mirë. Dyert dhe dritaret janë ndryshuar para 10 viteve. Kanë një oborr të vogël pas godinës.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të mirë
Lindore: Në gjendje të mirë
Perendimore: Në gjendje të mirë

Çatia:

Në gjendje të mirë, e riparuar

Muri rrethues

Nuk ka

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Ka pak oborr pas, nuk ka pemë.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Po

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Tavani dhe dyshemeja e katit të dytë nuk janë ndryshuar. Bizneset poshtë e kanë ndryshuar tavanin, pra kanë vendosur materiale gipsi, pasi duke qenë i materialit dërrasë lëshonte pluhur. Hapësirat e katit të parë kanë funksionuar për shërbime të ndryshme, si shitje vajguri etj. Po ashtu, një pjesëe katit të parë ka shërbyer si bordello (shtëpi publike).
Në katin e dytë të vilës ka qenë buroja politike.
Godina ka të njëjtën histori me atë të vilës përballë, Matja, pasi ka qenë godinë e tyre. Më pas është blerë nga familja Disdari.

Informacione

Rruga Hoxha Tahsim 8, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?