Emri: Vila II – 199
Viti i ndërtimit: 1929
Adresa: Rr. Vllazën Huta
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar
Në një mori kryqëzimesh të vogla që lidhin një sërë ndërtesash të vjetra deri në dy kate, ndodhet një vilë e cila bie në sy nga një karakteristikë mjaft e veçantë. Megjithëse është e njëjta ndërtesë, gjysma e saj “nusëron” kryelartë për shkak të mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit ndër vite, ndërsa gjysma tjetër ndodhet në gjendje të rrënuar, me çati të rënë dhe të pa riparuar prej 60 vitesh, si edhe mure te zhveshura.
Vila dikur i përkiste familjes Jasa, e cila edhe sot zotëron gjysmën e lënë në harresë, ndërsa në vitin 1998 gjysma tjetër është blerë nga familja Tafaj që e ka mirëmbajtur deri më sot.
Edhe pse objekti ka marrë statusin “Monument Kulture i Kategorisë së Dytë” në vitin 2015 asnjë ndërhyrje nuk është bërë për ta mirëmbajtur.
Pjesëtarët e familjes Tafaj tregojnë se se mungesa e investimeve dhe vëmendjes në gjysmën tjetër të vilës ka shkaktuar vështirësi për ta, veçanërisht në periudhën e dimrit kur shirat e rrëmbyer dhe era hyjnë nga çatia, duke sjellë nevojën për “arrnime” të vazhdueshme në pjesën që kanë në pronësi.
Në vitin 2015 kjo vilë ka fituar statusin e mbrojtjes “Monument Kulture e kategorisë së dytë’.
Vila dy katëshe gjendet buzë të rrugës dhe nuk ka mur rrethues. Si e tillë i mungon edhe gjelbërimi apo detajet karakteristike të oborrit.