Emri: Vila II-195
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Hoxha Tahsim Nr:8
Statusi: Pa status
Emri: Vila II-195
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Hoxha Tahsim Nr:8
Statusi: Pa status
Vila numër 8 është një godinë dykatëshe, e stilit italian, e vendosur në rrugën “Hoxha Tahsim”.
Në pamje të parë konstatohet gjendja e degraduar e godinës, e cila momentalisht banohet nga një çift të moshuarish në katin e parë, të cilët janë edhe trashëgimtarët.
Ambientet e katit të dytë shfrytëzohen si magazinë të mallrave dhe veshjeve të ndryshme. Banesa është në pronësi të familjes Mata.
Është ndërtuar në vitin 1924, vila nuk ka pësuar ndryshime strukturore përgjatë rreth një shekulli ekzistence, duke ruajtur kështu formën origjinale të saj. Fasada e jashtme ka dëmtime, suvaja ka rënë duke i dhënë nuanca gri të verdhës karakteristike që është përdorur për lyerjen.. Edhe së brendshmi, tavanet dhe shkallët janë drejt rrënimit, ndërsa dritaret në katin e dytë janë të thyera.
Banorët tregojnë se oborri ka pasur dikur pemë si mana, arra, carac, si edhe një pus funksional që tani i është mbyllur.
Edhe kjo shtëpi, gjatë komunizmit, është përdorur për strehimin e familjeve të tjera, në forma të përkohshme, të cilat pas rënies së regjimit janë larguar dhe banesa është rimarrë nga pronarët.
Pronari aktual
Emër: Familja Matja
Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Familja Matja
Veriore: Në gjendjë të dëmtuar, fasada me suva të rënë, dritaret dhe dyert e
vjetra, catia e dëmtuar, catmaja e dëmtuar.
Jugore: Në gjendje të dëmtuar/e rrënuar
Lindore: Në gjendje të dëmtuar/e rrënuar
Perendimore: Në gjendje të dëmtuar/e rrënuar
E dëmtuar / e shkatërruar
Në gjendje të mirë/Porta e hyrjes në banesë e kyçur
Ka pasur mana, carac, ndërsa sot nuk ka vetëm një palmë të mbjellë së fundmi.
Jo
Jo
Jo
Po
Jo
Shtëpia nuk ka ndryshuar që nga koha e ndërtimit. Gjatë periudhës së komunizmit janë strehuar banorë të tjerë.