Emri: Vila II-193
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Musa Karapici, Tiranë
Statusi: Pa status

Në hyrje të rrugës “Tefta Tashko Koço”, në rrugicën e parë majtas të quajtur “Musa Karapici” gjendet një vilë e vjetër dy katëshe. Një mbishkrim “bien tjegulla” shkruar me të kuqe mbi murin e godinës, tërheq menjëherë vëmendjen dhe tregon gjendjen e saj të degraduar.
Në derën hyrëse prej hekuri gjendet një tjetër shenjë “Mos Parko”, megjithëse shtëpia është e pabanuar prej vitesh. Një banor i zonës na tregon se vila ka qenë dikur në pronësi të Abdurrahman Krosit, dajës së Ahmet Zogut, ndërsa ka kaluar kalvarin e zakonshëm të pronësisë për objektet e këtij lloji, pak vite më parë është blerë nga individ.
Me sy të lirë konstatohet se fasada e jashtme është pothuajse e shkatërruar, që nga çatia, dritaret e thyera, suvaja e rënë, të çara ka edhe në murin rrethues dhe bimësia e egër ka lulëzuar kudo.
Vila është ndërtim i vitit 1920 dhe rreth 1946-tës është shtetëzuar. Sipas informacioneve të marra nga fqinjët, në kohën e komunizmit në atë vilë banon rreth gjashtë familje, të cilat më pas u dëbuan nga pronarët. Planet në të ardhmen e afërt përfshijnë ndërtimin e një pallati, i cili parashikon të ngrihet në tokën ku tani është vila dhe në hapësirën e ish-punishtes së letrës.
Banorët tregojnë me nostalgji se në ish-punishten e letrës dikur punonin rreth 100 punëtore gra, të cilat prodhonin qese prej letre.
Vila ka një oborr në pjesën e përparme i cili është i tej mbushur me mbeturina për shkak të lënies në harresë, ndërkohë që hapësira mbizotërohet nga bimë të mbira në kohë dhe pemë shtatlarta.
Godina nuk ka pasur inspektime dhe ndërhyrje gjatë viteve, ku edhe degradimi ka qenë i pashmangshëm.
Kjo banesë nuk gëzon status mbrojtjeje.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Nuk kemi informacion

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Abdurrahman Krosi (daja i Zogut)

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Gjendje e rrënuar, shtëpi e braktisur.
Suva e dëmtuar, dritare dhe dyer të dëmtuara, të shkatërruara dhe të braktisura. Mbuluar nga bimësi zvarritëse, si pasojë e braktisjes dhe mos pasjes njeri për të jetuar.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të rrënuar
Lindore: Në gjendje të rrënuar
Perendimore: Në gjendje të rrënuar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht/ e shkatërruar

Muri rrethues

I dëmtuar. Porta e hyrjes së banesës është e kyçur.

Oborri

Nuk ka pasur pus. Nuk ka pasur bimësi dominuese.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Po

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Në periudhën e komunizmit janë strehuar 6-7 familje. Më pas, me kthimin e pronës, godina është rimarrë nga pronari dhe familjet që strehoheshin janë larguar nga banesa. Ngjitur me vilën ka qenë godina në të cilën përpunohej letra.
Vitet e fundit është blerë nga një person nga Skrapari, i cili do të ndërtojë pallat në hapësirën ku sot është vila.

Informacione

Rruga Musa Karapici, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?