Emri: Vila II – 186
Viti I ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rr. Xhorxh W. Bush, Tiranë
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: E braktisur

Pak metra larg rrugës kryesore “Xhorxh W. Bush”, në një nga rrugicat e lagjeve të vjetra të Tiranës, ndodhet një tjetër vilë karakteristike e qytetit, ndërtuar para vitit 1944. Ajo është tërësisht e rrënuar – çka mund të vihet re lehtësisht përtej rrugës.
Porta e vendosur së fundmi pengon pamjen e plotë të vilës. Dera hyrëse e banesës është e pandryshuar, dritaret po ashtu. Tavani është prej druri, element i ruajtur prej vitit të ndërtimit. Në mes të rrëmujës mund të shquash dyshemenë dhe elementë të tjerë prej druri, karakteristikë e vilave të ndërtuara në periudhën e pushtimit Italian. Tërmeti i ka dhënë goditjen e fundit kësaj godine, duke shembur një pjesë të murit, tregojnë banorët e zonës përreth. Oborri është i vogël dhe dera prej druri nuk ka më shumë se një vit që është ndërruar, për t’ju përshtatur funksionit të përkohshëm të vilës; parkingut. Një banor i vjetër i zonës tregon se pronarët janë në pritje të konkretizimit të ofertës dhe lejes së ndërtimit të një tjetër pallati shumëkatësh.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Nuk kemi informacion

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër:

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Vila është e braktisur, në gjendje shumë të keqe, një pjesë e murit ka rënë. Dyert dhe dritaret nuk janë ndryshuar, ndërkohë që suvaja është e rënë, Tavani dhe një pjesë e parketit është prej druri, ndërkohë që në hyrje të banesës ka pllaka të reja, pasi është banuar deri vonë.
Tashmë shërben si parking dhe pritet të ndërtohet pallat.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje shumë të keqe
Lindore: Në gjendje shumë të keqe
Perendimore: Në gjendje shumë të keqe,

Çatia:

E dëmtuar tërësisht

Muri rrethues

I dëmtuar tërësisht. Porta është e mbyllur.

Oborri

Më herët kjo banesë ka pasur rrush, mandarinë, fiq. Nuk ka pasur pus.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Ka pasur deri vonë portë prej druri, por është ndryshuar një vit më parë duke u zëvendësuar me një derë prej hekuri. Tashmë vila është marrë me qira dhe përdoret si parking. Më herët deri pak vite më parë, kjo godinë ka shërbyer gjithnjë si banesë.

Informacione

Rruga Jeronim De Rada, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?