Emri: Vila II-106
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Pazari i Ri
Statusi: Kategoria II

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Alban Kërçiku

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Shyqyri Kërçiku +vëllezërit (Kadri, Hajdar, Xhemali Kërçiku)

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Fasadë e ruajtur dhe e rikonstruktuar gjatë periudhës së rikonstruksionit të Pazarit të Ri, në vitin 2017. Dera kryesore e re, por e ribërë sikurse ka qenë në fillim. Kati i parë biznes, kati i dytë shërben si hotel.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore: 

Çatia:

Në gjendje shumë të mirë.

Muri rrethues

Kufizohet nga rruga kryesore, pra nuk ka mur rrethues.

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshëm: Ka një oborr të vogël pas ndërtesës që më herët lidhte vilën me shtëpitë e tjera. Ka një pus funksional. Nuk ka bimësi, edhe më herët nuk ka pasur bimësi, përveçse disa palma që kanë qenë edhe më herët.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po (2011)

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Ndërtesa përfshin qendrën Stefan dhe gjithë vilat ngjitur me të që formojnë harkun e rreth rrotullimit të sheshit Avni Rustemi. Është një zonë muzeale, e kategorisë së II.
Sipas pronarit, deri në vitin 2010 ka pasur ‘luftë” me familjet e futura në godinë përgjatë periudhës së komunizmit, kanë qenë katër familje.
Familja Kërçiku ka jetuar aty nga vitit 1936 deri në vitin 1946, më pas janë dëbuar. Në brendësi dhomat janë të larta, 3,40 metra, më vetrata ndarëse. Ka një pishinë
të ndërtuar së fundmi në pjesën e bodrumit që shërben edhe për procese fizioterapike.
Qendra Stefan në fillim ka qenë shërbim metrazhesh, më pas ka shërbyer si institucion ku depozitoheshin lekët, pra arka e kursimit. Në katin e dytë ka qenë komanda Ushtarake e qytetit. Qendra Stefan, në krahasim nga godinat ngjitur me të nuk është shtetëzuar gjatë komunizmit.

Informacione

Pazari i Ri, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?