Emri: Vila “Hotel Living”
Viti I ndërtimit: 1928
Adresa: Rr. Xhorxh W. Bush, Tiranë
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: Në rikonstruksion

Godina e ndërtuar në vitin 1928, e cila sipas banorëve ka shërbyer si hapësirë banimi për familjarët e mbretit Zog, tashmë është kthyer në mjedis për biznese të ndryshme. Katet e para janë përshtatur për kafene apo shërbime të tjera, ndërkohë që në katet e mësipërme, prej kohësh shihen punëtore që vijojnë punën për të rikonstruktuar hotelin.
Duke iu rikthyer viteve të diktaturës, kjo pronë u shtetëzuar dhe u përdor si hapësirë për redaksinë e gazetës “Hosteni”. Pas rënies së regjimit monist, tregojnë banorët, vila u përdor nga redaksia e një tjetër gazete, “Rilindja Demokratike”.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja e Zogut

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Familja e Zogut

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Katet e para shërbejnë si biznese, dy katet e mësipërme janë kthyer në hotel dhe së fundmi i janë nënshtruar një rikonstruksioni. Është ruajtur struktura por elementet origjinale janë ndryshuar.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në rikonstruksion
Lindore: Në rikonstruksion
Perendimore: Në rikonstruksion

Çatia:

Nuk ka çati

Muri rrethues

Nuk ka mur rrethues

Oborri

Nuk ka pemë, gjendet në rrugë kryesore

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po

Inspektimet nga organet e shtetit:

Po

Shënime:

Kjo godinë ka shërbyer si banesë për motrat e Zogut. Gjatë periudhës së komunizmit u shtetëzua dhe mjediset e saj u përdorën për gazetën “Hosteni”. Pas rënies së diktaturës, vila u kthye në redaksi për gazetën Rilindja Demokratike. Kjo ndërtesë ka një bodrum dhe zotëron një status mbrojtjeje.

Informacione

Rruga George W. Bush, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?