Emri:   Vila Bodinaku II – 198

Viti i ndërtimit: 1934

Adresa: Rr. Tefta  Tashko Koço

Statusi: Monument Kulture Kategoria II

Gjendja aktuale: E banuar

 

E strukur mes mureve të larta prej betoni dhe bimëve zvarritëse, vila dy katëshe e stilit Italian përpiqet të shfaqet mes hapësirës që i lejon porta me kangjella prej hekuri. 

Me hezitimin e takimit të një të panjohuri trokasim lehtazi në portën hyrëse që ndan rrugën kryesore me oborrin e shtëpisë. 

Pasi porta hapet, shfaqet madhështore një vilë e ndërtuar në vitin 1934, e një familjeje me emër në kryeqytet sikurse është ajo e Bodinakëve. 

E banuar fillimisht nga prefekti Qazim Bodinaku e tashmë nga pasardhësit e tij, Namiku dhe fëmijët e tjerë. 

Njëra nga zonjat e shtëpisë, na shpjegon historikun e vilës ndër vite, teksa kujdeset që të na tregojë gjithë hapësirën përreth. 

Me një hapësirë shumë të madhe prej 728 metra katrorë, me lartësi të kolonave, karakteristikë edhe në pamjen ballore, vila duket sikurse i përket dy kohëve të ndryshme. Në katin e parë një ngjyrë e portokallinjtë e gërshetuar me të bardhën vezullojnë fuqishëm kundrejt pjesës tjetër të vilës, që mban një ngjyrë të lehtë limoni, deri në zbehje. 

Struktura e vjetër, e stilit italian është ruajtur me kujdes, ndërsa gjendja e përgjithshme e saj është e degraduar. Dyert, dritaret nuk janë prekur prej kohësh, ndërsa suvaja e jashtme vende -vende është e dëmtuar. Tavani i drunjtë i përket kohëve të saj të lavdishme, kur edhe oborri ka qenë i shtruar me kalldrëm. 

Në të djathtë të oborrit gjendet një pus i mbyllur që nuk është më funksional, ndërsa nuk mungojnë pemët frutore si shegë, portokall, rrush, palma dhe lule nga më të ndryshmet. 

Më herët, e zonja e shtëpisë rrëfen se ka pasur edhe kajsi, kumbulla, mana si dhe 14 hurma. 

Gjatë periudhës së komunizmit, në këtë objekt janë strehuar familje që nuk kishin lidhje pronësore me vilën, të cilët ende sot qëndrojnë në katin e dytë.

Dikur Vila Bodinaku ishte hapësirë e bollshme për personat që jetonin, ndërsa sot situata është krejt tjetër, me shtimin e brezave dhe të drejtës së pronës mbi këtë vilë, por edhe zënies së katit të saj të dytë.

Faktorë që veç ngushtimit të hapësirë kanë bërë të pamundur dhe rikonstruktimin dhe risjelljen në jetë të objektit.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Namik Bodinaku 

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër: Qazim Bodinaku

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të degraduar. Është ruajtur struktura e vjetër. Ka karakter të sitlit italian. Dyert, dritaret nuk janë prekur. Suvaja e jashtme e dëmtuar. 

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:

Lindore:  

Përendimore :

Çatia:

 E dëmtuar tërësisht

Muri rrethues

Në gjendje të mirë

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Kanë një pus por të mbyllur, pemët: Shegë, portokall, palmë, rrush, lule të ndryshme. Më herët kanë pasur: kajsi, kumbulla, mana, 14 hurma. 

Oborri bazhdon edhe pas shtepisë, ku mbahen disa pula. Ka hapësirë goxha të madhe anash shtëpisë si oborr. 

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Komuniteti Ekzekutiv gjatë kohës së komunizmit ka strehuar njerëz në këtë godinë, em ustifikimin se ishte godinë e madhe dhe me hapësirë të lirë. Ka një sipërfaqe prej 728 m katrorë. Në këtë banesë ka jetuar prefekti Qazim Bodinaku. 

Tavani o vilës është prej druri. Oborri më herët ka qenë me kalldrëm. 

Në kati ne parë jeton familaj Bodinaku, ndërsa në katin e dytë janë personat e strehuar gjatë komunizmit, të cilët nuk e kanë lëshuar godinën. 

 

Vila ka pasur hapësirë edhe më të madhe, por i është dhënë familajrëve të tjera të Bodinakut, ku është ndërtuar një banesë tjetër që në hartë i përket kodit, VI-24.

Shënime:

E strukur mes mureve të larta prej betoni dhe bimëve zvarritëse, vila dy katëshe e stilit Italian përpiqet të shfaqet mes hapësirës që i lejon porta me kangjella prej hekuri. 

Me hezitimin e takimit të një të panjohuri trokasim lehtazi në portën hyrëse që ndan rrugën kryesore me oborrin e shtëpisë. 

Pasi porta hapet, shfaqet madhështore një vilë e ndërtuar në vitin 1934, e një familjeje me emër në kryeqytet sikurse është ajo e Bodinakëve. 

E banuar fillimisht nga prefekti Qazim Bodinaku e tashmë nga pasardhësit e tij, Namiku dhe fëmijët e tjerë. 

Njëra nga zonjat e shtëpisë, na shpjegon historikun e vilës ndër vite, teksa kujdeset që të na tregojë gjithë hapësirën përreth. 

Me një hapësirë shumë të madhe prej 728 metra katrorë, me lartësi të kolonave, karakteristikë edhe në pamjen ballore, vila duket sikurse i përket dy kohëve të ndryshme. Në katin e parë një ngjyrë e portokallinjtë e gërshetuar me të bardhën vezullojnë fuqishëm kundrejt pjesës tjetër të vilës, që mban një ngjyrë të lehtë limoni, deri në zbehje. 

Struktura e vjetër, e stilit italian është ruajtur me kujdes, ndërsa gjendja e përgjithshme e saj është e degraduar. Dyert, dritaret nuk janë prekur prej kohësh, ndërsa suvaja e jashtme vende -vende është e dëmtuar. Tavani i drunjtë i përket kohëve të saj të lavdishme, kur edhe oborri ka qenë i shtruar me kalldrëm. 

Në të djathtë të oborrit gjendet një pus i mbyllur që nuk është më funksional, ndërsa nuk mungojnë pemët frutore si shegë, portokall, rrush, palma dhe lule nga më të ndryshmet. 

Më herët, e zonja e shtëpisë rrëfen se ka pasur edhe kajsi, kumbulla, mana si dhe 14 hurma. 

Gjatë periudhës së komunizmit, në këtë objekt janë strehuar familje që nuk kishin lidhje pronësore me vilën, të cilët ende sot qëndrojnë në katin e dytë.

Dikur Vila Bodinaku ishte hapësirë e bollshme për personat që jetonin, ndërsa sot situata është krejt tjetër, me shtimin e brezave dhe të drejtës së pronës mbi këtë vilë, por edhe zënies së katit të saj të dytë.

Faktorë që veç ngushtimit të hapësirë kanë bërë të pamundur dhe rikonstruktimin dhe risjelljen në jetë të objektit.

Informacione

Rruga Tefta Tashko-Koço 1, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?