Emri: Vila 8 Rruga Siri Kodra
Viti i ndërtimit: 1929
Adresa: Siri Kodra

Statusi: (Shpallur përkohësisht në mbrojtje paraprake)

Gjendja aktuale: E banuar

Vila e familjes Kuqi, ndërtuar në vitin 1929, gjendet në fillim të rrugicës “Siri Kodra”, fshehur mes pallatesh të ndërtuara vrullshëm pas rënies së diktaturës dhe disa godinave të tjera historike, të cilat me një sy të lirë mund ta vërehen se janë degraduar si pasojë e mungesës së investimeve. 

Reshit Kuqi, i zoti i shtëpisë, na mirëpret sapo i tregojmë qëllimin e vizitës sonë, teksa shpjegon se banon në atë godinë prej vitit 1999, ndërkohë që të afërmit e tij e kanë blerë vilën në 1957-tën, ndërtuar nga familja Kallmeta. 

Porta hyrëse e shtëpisë është ruajtur origjinale që prej ndërtimit gjatë periudhës së pushtimit italian, ndërsa elementët e tjera janë ndryshuar, duke ruajtur stilin arkitekturor. Tavani është prej druri, njëjtë si dyshemeja apo dyert. 

Irida Kuqi, e zonja e shtëpisë me origjinë nga Fushë-Kruja, është kujdesur për çdo detaj të vilës duke përfshirë elementë nga vendlindja. Në çdo kënd të shtëpisë mund të vëresh “ndikimin” e traditës së Fushë-Krujës, teksa arredimi nuk i është larguar strukturës së dikurshme të vilës. Në oborr gjendet një pus jofunksional dhe një pemë agrume.

Gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri kjo vilë u shtetëzua dhe shërbeu si godinë për Ministrinë e Financave. 

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Reshit Kuqi 

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Bajram Kallmeti 

Blerë më pas nga gjyshi i Reshit Kuqi 

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Fasada në gjendje shumë të mirë. Vetë godina në gjendje shumë të mirë. 

Dyert dhe dritaret të ndryshuara, përvec derës kryesore e cila është ruajtur e vjetër.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje shumë të mirë
Lindore: Në gjendje shumë të mirë
Perendimore: Në gjendje shumë të mirë

Çatia:

Në gjendje shumë të mirë

Muri rrethues

Në gjendje të mirë

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Ka një pus por jo funksional. Më herët ka pasur një hardhi dhe një limon i cili është aktualisht edhe sot. 

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po, në vitin 1999 

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Vila ka pasur dysheme me dru, por gjatë rikonstruksionit më 1999 ka mbetur poshtë, pa u prishur, ndërsa sipër saj i është vendos një shtresë tjetër. 

Gjatë periudhës së komunizmit janë strehuar familje të tjera. 

Ka një bodrum të shfrytëzueshëm. 

Në kohën e Italisë është bërë ndërtesë për Ministrinë e Financave. Ka jetuar më herët në këtë vilë familja Meksi dhe drejtoresha e bibliotekës kombëtare. 

Kjo vilë është ndërtuar nga familja Kallmeta dhe në 1957 është blerë nga gjyshi i familjes Kuqi. Në 1999 janë shpërngulur për të jetuar aty familja e Reshit Kuqi. 

Informacione

Rruga Siri Kodra 8, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?