Emri: Vila 6, Rruga e Bogdanëve
Viti i ndërtimit: 1920
Adresa: Rruga e Bogdanëve, Tiranë
Statusi: Nuk ka status mbrojtjeje
Gjendja aktuale: E banuar 

Prej rrëmbimit që të bën rrugica e Bogdanëve nga rruga e zhurmshme e Kavajës, ndeshesh me një shtëpi përdhese me ngjyrën karakteristike të portokallinjtë.

Me dritaret e mbyllura, kanapet prej druri ngjyrë ulliri të krijojnë distancën mes vetmisë së godinës dhe gumëzhitjes së rrugicës nga kalimtarët dhe makinat. Në njërën prej dritareve vihet re mungesa e xhamave, duke të lënë përshtypjen e një godine të braktisur, por nga vizita aty mësojmë se njëra pjesë e godinës është e banuar.

Pjesa hyrëse e shtëpisë ka një mur rrethues dhe portë të lartë, që të çon drejt oborrit të brendshëm, i mbuluar nga bimësia e egër.

Çatia e shtëpisë është në gjendje të dëmtuar, me tjegulla karakteristike, por të vjetra, ndërsa çatmaja vende-vende ka mungesë të drurëve.

Menaxheri i godinës, i cili administron dhe objektin ngjitur me shtëpinë (i kthyer në hostel), rrëfen se së shpejti të dy godinat do të prishen, për t’ia lenë vendin një pallati të ri shumëkatësh.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja Berisha

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Familja Berisha

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të dëmtuar. Në anën ku kanatet e dritareve janë të hapura vihet re se janë dritare të thyera. Kanatet në gjendje të mirë, por të braktisura.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: E dëmtuar
Lindore: E dëmtuar
Perendimore: Në pjesën hyrëse të godinës ka një mur rrethues dhe portë të lartë duke na e pamundësuar pamjen e plotë të vilës, e mbuluar edhe nga bimësia.

Çatia:

Në gjendje të dëmtuar dhe tjegulla të vjetra. Çatmaja e prishur, me dru vende-vende në mungesë.

Muri rrethues

I pranishëm vetëm në hyrje të godinës. Në pjesën e rrugës kryesore funskionon si mur rrethues muri kryesor i godinës. Në gjendje të degraduar. Porta kryesore e kyçur, pa akses.

Oborri

Pemë: Ka një oborr të vogël ku dallohet bimësi.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Nuk ka status mbrojtjeje sipas fqinjëve të intervistuar. Si shumë godina të tjera, edhe kjo vilë është në pritje të shëmbjes për t’u ndërtuar një pallat, i cili do të marrë edhe pjesën e banesës ngjitur, që për momentin shërben si hostel.

Informacione

Rruga e Bogdanëve, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?