Emri: Vila 46, Rruga “Kont Urani”
Viti i ndërtimit: 1924
Adresa: Rruga Kont Urani, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar 

Në fillim të rrugës Konturani janë të vendosura rrjesht një sërë godinash, në dukje si të braktisura, por me shumë histori në vetvete. Vila 46 është godina e parë e rrugicës e cila gëzon statusin “Monument Kulture, Kategoria II”.

Fasada e institucionit të parë mediatik shqiptar që transmetoi përmes frekuencave është tërësisht e dëmtuar, dritaret me xhama të thyer, suvaja e rënë, ndërkohë në murin rrethues ose edhe në brendësi shihen piktura të stilit “street art”.

Në godinë jeton përkohësisht një familje e komunitetit rom, e akomoduar me lejen e pronarit dhe pjesën e oborrit e përdorin për tregëti të këpucëve apo sende të përdorura.

Me një arkitekturë italiane, godina ka qenë më përpara “Radio Tirana” dhe ishte funksionale deri në vitin 2000.

Përveç kësaj banese, në të njëjtin oborr gjendet dhe një godinë tjetër e vjetër, por banorët aktualë u shprehën se është e pabanueshme.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Tom Doshi

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Dine Hoxha

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Pjesa e jashtme e fasadës është e dëmtuar, ka rënie të suvasë, mungesë dritaresh dhe dyersh. Pavarësisht tentativave nuk arritëm të hynim brenda kësaj godine por banorët u shprehën se brendësia e vilës është në gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të keqe, tërësisht e dëmtuar
Lindore: Në gjendje të keqe, tërësisht e dëmtuar
Perendimore: Në gjendje të keqe, tërësisht e dëmtuar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht

Muri rrethues

I dëmtuar tërësisht, kryesisht si pasojë e tërmetit.

Oborri

Pemët: Fiq, dru frutorë

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Shtëpia është e banuar nga një familje e komunitetit rom me lejen e pronarit. Më herët hapësira e godinës ka shërbyer për ish-Radio Tirana dhe ka qenë funksionale deri në vitin 2000.

Stili i ndërtimit të vilës i përket arkitekturës italiane. Në të njëjtin oborr gjendjen dy godina të vjetra ku njëra prej tyre është e pabanuar.

Informacione

Rruga Kont Urani 46, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?