Emri: Vila 29 Rruga Xhorxh Martini
Viti I ndërtimit: 1926-1928
Adresa: Rruga “Xhorxhi Martini”
Statusi: Objekt i shpallur në mbrojtje paraprake
Gjendja aktuale: E banuar

Zeni Jaupi jeton në një vilë dykatëshe, pozicionuar në një nga rrugicat e Tiranës. Ndërtuar përgjatë viteve 1926-1928, kjo vile ka pasur disa funksione. Gjatë viteve 1939 ajo ka shërbyer si bibliotekë. Më pas, kjo godinë është kthyer në centralin telefonik të Tiranës – i cili u përfshi nga zjarret në 13 gusht të vitin 1942. Oborri i dikurshëm ka qenë i mbushur me pemë frutore si kumbulla, qershia, caraci, dhe hardhitë e rrushit. Pusi karakteristik i vilave italiane tashmë është i mbyllur.
Kjo godinë ka pësuar restaurime të vazhdueshme, e kësisoj ka humbur disa nga elementet e vjetra si dyer, dritaret, dyshemenë dhe tavanin prej druri.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Zeni Jaupi

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Servet Jaupi

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Fasadë në gjendje të mirë, e rikonstruktuar, dritare dhe dyer te reja. Vetem kati i dytë shikohet përtej rrugës, pasi ka mur rrethues dhe portë të madhe.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore:

Çatia:

Në gjendje të mirë

Muri rrethues

Shtëpia me mur rrethues në gjendje të mirë, në disa vende i plasaritur

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: oborr i vogël. Më herët kla pasur lule shege, kumbulla, qershi, rrush, carac. Tani nuk i ka më këto pemë, vetëm lule. Ka një pus të mbyllur.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po

Inspektimet nga organet e shtetit:

Po ka pasur

Shënime:

Më vitin 1939 ka shërbyer si bibliotekë italiane. Më pas ka shërbyer si central telefonik i Tiranës.
Më 13 gusht të 1942 është djegur centrali telefonik i Tiranës. Gjatë viteve 1963-1975 ka pasur ndryshime të bëra nga vetë shteti Ka pasur status, tani nuk është në dijeni nëse e gëzon këtë status.

Informacione

Rruga Xhorxhi Martini, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?