Emri: Vila 24, rruga “Kont Urani”
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Kont Urani, nr 24, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E pabanuar 

Te rruga e Kavajës, është pozicionuar një vilë e vjetër tiranase, dy katëshe, e cila ka përpara një shtesë që përdoret për biznes si restorant (zagrë qoftesh). Godina ka më shumë se 20 vite e braktisur, për këtë arsye një pjesë e madhe e fasadës është e mbuluar nga ligustra (bimë kacavjerrëse).

Ka një oborr të vogël, me mur rrethues dhe bimësi të egër të zhvilluar, çatia dhe pjesë të tjera të fasadës janë të dëmtuara por janë ruajtur dritaret, dyert dhe orendi të tjera, të kohës kur është ndërtuar.

Punonjësit e restorantit tregojnë se godina është më shumë se 100-vjeçare dhe aktualisht pronarët e përdorin vetëm për shfrytëzimin me qira të ambjentit të zgarës.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Nuk ka informacion

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Nuk ka informacion

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të degraduar, ka më shumë se 20 vjet që nuk banohet. Dritare dhe dyer të larta, të vjetra dhe origjinale, por të demtuara. Vila ka stil dhe karakter italian.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të keqe, shumë e dëmtuar
Lindore: Në gjendje të keqe, shumë e dëmtuar
Perendimore: Në gjendje të keqe, shumë e dëmtuar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht/ e shkatërruar

Muri rrethues

I dëmtuar, me blloqe, ndërtuar së fundmil. Portë metalike e kyçur.

Oborri

Pemët: Ka bimësi të egër që është rritur si pasojë e braktisjes. Po ashtu, ka fiq dhe kumbulla.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Te kjo vilë është filmuar filmi “Lulëkuqe mbi Mure”.
Ka një oborr të vogël.

Informacione

Rruga Kont Urani 24, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?