Emri: Vila “Hemingway”
Viti i ndërtimit: 1928-1929
Adresa: Rruga e Kont Uranit, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar 

Në mos keni qenë, me siguri keni dëgjuar për Hemingway, qoshen e rrugës Kont Urani, ku secili dëshiron të shërbehet apo të shijojë një gotë në tingujt jazz mbrëmjeve të freskëta, por të ngrohta nga atmosfera.

Hemingway ndodhet në katin e parë të një vile dy katëshe, në pronësi të familjes Kika. Ndërtuar në vitin 1928, kjo godinë ka pritur e përcjellë pafund njerëz të njohur e të panjohur, në bazë të funksioneve që ka pasur.

Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, në vend të Hemingway ka qenë komunalja. Më pas ka shërbyer si këmishtari, rrobaqepsi apo edhe si punishte për rregullimin e makinave të shkrimit.

Pas viteve ’90, godinën e ka marrë familja Kika, e që prej atëherë nuk ka pasur asnjë rikonstruksion.

Me një ngjyrë të portokallinjtë, sikurse gjithë godinat e ndërtuara në periudhën italiane, dhe me shtylla në formë drejkëndore të nxjerra lehtazi nga niveli i murit kryesor në anët e godinës, i japin godinës çehrjen e mbijetesës. Në disa pjesë të konsiderueshme të saj, në katin e dytë ka rënie të murit nga ana e fasadës dhe përbri dyer-dritareve të larta prej druri.

Një ballkon i gjatë, që ndjek në vazhdimësi gjatësinë e godinës, me kolona të vogla me formë të njëjtë, të përsëritur, shërben tashmë për të mbajtur peshën e telave të rrymave që kalojnë në këtë godinë, të shërbimit të interenetit apo gjetkë.

Më herët, kjo godinë ka qenë e karakterizuar edhe nga një oborr, ndërsa tani gjallërimi i vetëm i vjen nga gumëzhirja e katit të parë, nga Hemingway.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Familja Kika

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Familja Harxhi

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Godina është në gjendje jo të mirë. Kati i dytë ka suva të rënë dhe është i pabanuar.

Kati i parë ku ndodhet edhe Hemingway është në gjendje të mirë dhe shërben si biznes.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Pjesa jugore e katit të parë është në gjendje të mirë, kati i dytë është tërësisht i dëmtuar
Lindore: Pjesa jugore e katit të parë është në gjendje të mirë, kati i dytë është tërësisht i dëmtuar
Perendimore: Pjesa jugore e katit të parë është në gjendje të mirë, kati i dytë është tërësisht i dëmtuar

Çatia:

E dëmtuar tërësisht

Muri rrethues

Nuk ka pasur

Oborri

Pemët, llojet e gjelberimit: Ka pasur dikur oborr, por jo pemë ose pus.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Po

Shembje:

Po, vetëm ne katin e dytë.

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Kati i parë gjatë periudhës së komunizmit ka shërbyer si komunale. Pas viteve 90 e mori familja Kika. Që prej vitit 1991 nuk ka pasur asnjë restaurim.

Kati i parë ka shërbyer më herët si rrobaqepësi, këmishtari, apo edhe për rregullimin e makinave të shkrimit. Në katin e dytë kanë jetuar familje deri para 5 viteve.
“Hemingway” më herët ka qenë sallë magazine.

Informacione

Rruga Kont Urani, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?