Emri: VIla 123 Rruga e Dibrës

Viti i ndërtimit: 1944
Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë

Statusi: (Shpallur përkohësisht në mbrojtje paraprake)

Gjendja aktuale:  Kati I – Ambiente biznesi; Kati II – I braktisur

Kjo godinë me mur qerpiçi, e ndërtuar në vitin 1944 është një mes shumë objekteve të vjetra që gjenden në rrugën e Dibrës. Vila dy katëshe dallon nga fasada shumëngjyrëshe, arnuar në ngjyra të ndryshme sipas preferencave të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin në katin e parë.

Një ndër pronarët e bizneseve tregon se pronësia e objektit është e ndarë mes shumë bashkëpronarëve. Sipas informacioneve të mbledhura nga bizneset dhe banorët e zonës, kati i dytë ka rreth 12 vite i pabanuar.

Godina daton që para 1944 dhe që në fillesa katet e para kanë shërbyer si kankileri, mapo dhe kjo rrugë është cilësuar si rrugë tregtare.

Nga pjesa e pasme e vilës ka edhe oborr, i cili nuk është i aksesueshëm; një pjesë e godinës është e mbuluar nga çatia, e cila është pothuajse tërësisht e dëmtuar. Dëmtime ka edhe fasada e jashtme, ku konstatohet suvaja e rënë.

Një nga personat që zotëron një pjesë të godinës ku ushtron aktivitet biznesi, na tregon se është në pritje për oferta nga ndërtuesit për ta kthyer objektin në pallat; pasi sipas tij përfitimet do ishin më të larta.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Nuk dha informacion

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Nuk dha informacion (janë shumë pronarë)

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje të degraduar 

Kati i parë funksionon për biznese dhe shërbime, ndërsa kati i dytë ëhtë i pabanuar.

Fasada e dëmtuar me suva të rënë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore: 

Çatia:

E dëmtuar tërësisht/ e shkaterruar

Muri rrethues

Nuk ka 

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Ka oborr të vogël pas, nuk ka pemë, pa pasur një pus, por tani nuk është më. 

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Jo, janë kryer vetëm te bzineset në kat të parë

Rikonstruksionet:

Jo të të gjithë godinës, vetëm te bizneset poshtë

Shembje:

Po

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Para vitit 1990 janë lënë me qera si dyqane. Ehe më herët ka në funksionuar si iznese, dyqane të vogla . Kati i dytë ka qenë i banuar. Është braktisur para 12 vitesh dhe nuk është vënë dorë që kur është ndërtuar.

Informacione

Rruga e Dibrës 123, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?