Emri: Vila 10, Rruga Xhorxh Martini
Viti I ndërtimit: Para 1945
Adresa: Rr. Xhorxh Martini, nr. 10 Tiranë
Statusi: Objekt i shpallur në mbrojtje paraprake
Gjendja aktuale: E banuar

Familja Skënderi prej 3 dekadash jeton në një prej vilave të ndërtuara gjatë periudhës së pushtimit italian. Ata e kanë blerë këtë ndërtesë në vitet 90' dhe prej asaj kohe vazhdimisht kanë kontribuar në mirëmbajtjen e saj, proces i cili është vështirësuar shumë, duke u pamundësuar jetesën, si pasojë e ndërtimit të një pallati shumëkatësh brenda territorit të pronësisë së tij 20 vite më parë. Pallati është ndërtuar disa centimetra larg vilës, duke e degraduar atë.
Shtëpia e ndërtuar para vitit 1945, dikur ka pasur shumë pemë dhe një pus, i cili tashmë është i mbyllur. Struktura e vilës është ruajtur por elementët origjinalë të saj janë ndryshuar.
Kushtet e mësipërme – të cilat lidhen me ndërtimin e një pallati të lartë ngjitur me objektin, mungesën e mbështetjes nga strukturat shtetërore, ja kanë vështirësuar jetesën cilësore familjes Skënderi në këtë vilë.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Vermosh Skënderi

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: E kanë blerë më 1990 familjes Dervish Çela nga Kruja

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Porta e re, dritaret e reja, ballkoni në të njëjtin pozicion si ai i mëparshmi por i modifikuar em dru të ri, ruajtur struktura e shtëpisë, ka pus të mbyllur, më herët ka pasur pemë, tani nuk ka më, oborri i vogël i shtruar me cimento.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:
Lindore:
Perendimore: Vetëm fasada e vilës në hyrje është e rikonstruktuar, anët e tjera të vilës janë në gjendje të amortizuar. Duken tullat e vogla ngjyrë hiri dhe catia e amortizuar. Pronari i vilës momentalisht u shpreh se nuk kam akses nga 3 anët e tjera të vilës që të mund ta rikonstruktoj, pasi kufizohet ngjitur me pallatin në anë dhe me shtëpi të tjera private që janë ngjitur.

Çatia:

në gjendje të dëmtuar, e amortizuar

Muri rrethues

Nuk ka mur rrethues, vetëm një pjesë muri që lidh portën me banesat e tjera.
Porta e re, jo karakteristikë e vjetër.

Oborri

pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Ka pasur fiq, tanimë nuk ka asgjë.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po

Rikonstruksionet:

Para 6 vitesh

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Blerë në vitet 1990. Nuk është e mbrojtur nga shteti. Po presin ta japin për pallat.

Informacione

Rruga Xhorxhi Martini, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?