Emri: Flora Kujunxhi
Viti i ndërtimit: Para 1900
Adresa: Vllazën Hyta, Tiranë Nr: 7
Statusi: E banuar

Dera e drunjtë, ngjyrë hiri e shtëpisë Kujunxhi duket si një ftesë për të eksploruar historinë e kësaj familjeje. Si një trung shtëpiash të ngjitura, me çati që derdhen njëra pas tjetrës, edhe pse në gjendje jo fort të mirë, vargu i shtëpizave të ulta të rikthen në kohën kur Tirana cilësohej “Kopështi Eden”.
Vila është një katëshe, me një depozitë uji të vendosur në pjesën e jashtme, ku faqet e murit janë lyer me gëlqere të bardhë.
“Ka qenë rrugicë e lidhur me xhajën dhe komunikonim nga brenda me njëri-tjetrin”, rrëfen Flora Kujunxhi.
Banesa ka qenë në pronësi të familjes Kujunxhi, edhe përpara viteve 1944. Porta dhe çatia janë origjinale, përveçse janë lyer. Ndryshimet në strukturë kanë ndodhur rreth viteve 1971, ku kuzhina është shtuar, pjesë e cila ka qenë oborr me gurë, fakt i cili ka sjellë që tani oborri të jetë goxha i minimizuar dhe me lule të mbjellura si aloe vera, mullaga etj. Në fund të oborrit, dikurishte edhe pusi.
Banorët e familjes tregojnë se kanë pasur shpesh propozime për ndërtim pallati, madje herën e fundit tregojnë se ka pasur një përpjekje tre-vjeçare por që nuk u konkretizua.
“Po të jetë për mua, të vdes kështu, të jetë për mua, po për gocën që kam, mbesën, dua që edhe ajo të ketë diçka, pas vdekjes sime”, përfundon Flora.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Flora Kujunxhi

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Adem Kujunxhi

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Gjendje e mirë, ka dëmtim të çatmasë dhe të muraturës. Dritare prej druri, në gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të mirë.
Lindore: Në gjendje të mirë.
Perendimore:Në gjendje të mirë.
Kufizohet nga të gjitha anët nga ndërtesa të tjera të së njëtës tipologjie banese.

Çatia:

Me tjegulla të vjetra/pjesërisht në gjendje të mirë.

Muri rrethues

Në gjendje të mirë, me portë prej druri.

Oborri

Oborr shumë i vogël, i zvogëluar me shtesën e kuzhinës më 1971.
Pemët, llojet e gjelberimit te dallueshem: Vetëm disa lule, si mullaga dhe aloe vera.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

1971

Rikonstruksionet:

2-3 vitet e fundit është rregulluar banjoja dhe penxhereja

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo

Shënime:

Porta dhe çatia janë origjinale, përveçse janë lyer. Ndryshimet në strukturë kanë ndodhur rreth viteve 1971, ku është shtuar kuzhina duke çuar në zvogëlimin e oborrit. Familjarët shprehen se dëshirojnë ta ruajnë shtëpinë ku janë lindur dhe rritur por kushtet e vështira, gërshetuar me nevojën për t’u trashëguar fëmijëve banesa të reja dhe të mirëmbajtura, po i shtyjnë ata drejt dhënies së hapësirës për pallat.

Informacione

Rruga Vllazën Huta, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?