Emri: Shkolla Teknike Ekonomike
Viti I ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rr. Myrtezim Këlliçi, Tiranë
Statusi: Monument Kulture Kategoria I
Gjendja aktuale: Ka funksionin e shkollës

Godina ku sot ndodhet shkolla e mesme “Teknike Ekonomike” ka shërbyer gjithnjë si institucion arsimor. Ajo daton para vitin 1944, ndërtuar nga inxhinierë amerikanë. Përbri shkollës është ndërtuar një konvikt, i cili është ende funksional dhe momentalisht akomodon rreth 70 nxënës.
Gjatë muajve të verës, godina i është nënshtruar rikonstruksionit të radhës dhe punimet nuk kanë përfunduar ende. Struktura e institucionit arsimor është ruajtur ndërkohë që gjatë viteve, si rrjedhojë e punimeve të vazhdueshme, elementët origjinalë të ndërtesës si dyert, dritaret, shkallët prej druri, ballkoni nuk janë ruajtur. Dyshemeja e palestrës është e vetmja hapësirë që nuk është prekur. Ndërtuar me material druri skandinav, ajo vazhdon të jetë në gjendje të mirë dhe funksionale për nxënësit që ndjekin gjimnazin në këtë hapësirë. Afër godinës së gjimanzit ndodhet dhe një tjetër ndërtesë e cila gëzon status mbrojtjeje. Tashmë shërben si hapësirë për zyra, ndërsa vite me parë ka pasur funksionin e mensës për studentët.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Shkolla Teknike Ekonomike

Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Ka shërbyer gjithnjë si gjimnaz

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Shkolla është ende duke u rikonstruktuar, ka ruajtur strukturën e njëjtë por ndër vite është restauruar, duke ndryshuar dyert dhe dritaret. Parketi i palestrës është ruajtur. Për drurin e palestrës është përdorur dru skandinav.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Është në restaurim, gjendja shumë e mirë
Lindore: Është në restaurim, gjendja shumë e mirë
Perendimore: Është në restaurim, gjendja shumë e mirë

Çatia:

Nuk ka çati

Muri rrethues

Në gjendje të mirë

Oborri

Ka pemë të mbjella së fundmi si pishë, më parë ka pasur rrap të madh

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Restaurimet:

Po, ka pasur tre restaurime pas demokracisë dhe gjatë komunizmit

Rikonstruksionet:

Po, ka pasur tre restaurime pas demokracisë dhe gjatë komunizmit

Shënime:

Në vitin 1905 ka shërbyer si hidrocentral energjetik, shkolla është ndërtuar nga
inxhinierë amerikanë, paralelisht me shkollën “Harry Fultz”.  Edhe gjatë periudhës
së komunizmit ka pësuar rikonstruksione. Në këtë godinë është luajtur filmi “Vajza
me kordele të kuqe”.
Në të njëjtën hapësirë ndodhën dhe dy godina të tjera, njëra shërben si konvikt,
ndërsa ndërtesa tjetër ka funksionin e zyrave.
Konvikti është ndërtuar paralel me periudhën kur godina ka shërbyer si institucion
arsimor, momentalisht 70 studentë janë të akomoduar në mjediset e saj, pohon
roja i institucionit.
Godina jeshile që është afër gjimnazit tashmë ka funksionin e zyrës për personelin
e Bashkisë Tiranë, ndërsa më parë kanë shërbyer si hapësirë për mensë. Oborri ka qenë i shtruar me kalldrëm.

Informacione

Rruga Myrtezim Këlliçi, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?