Emri:   I – 08

Viti i ndërtimit: 1833-1840

Adresa: Rruga Abdi Toptani

Statusi: Monument Kulture Kategoria I

Gjendja aktuale: E pabanuar/ Jashtë funksionit

 

Në buzë të rrugës ‘Abdi Toptani” është e vendosur godina e shumë përfolur e Sarajeve, e cila gëzon statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1973.

Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Muri origjinal në drejtim të veriut është modifikuar me kangjella metalike në shërbim të funksionit të kafe-restorantit që kur objekti ka ndryshuar funksion gjatë viteve 2000.

Në tërësi, ndërtesa është në gjende të mire nga të gjitha fasadat e saj në pamje të parë. Duke vlerësuar braktisjen e objektit prej më shumë se pesë vitesh si dhe periudhën dhe teknologjinë e ndërtimit të , kërkohet restaurim pjesor i tij për të siguruar qëndrueshmërinë si nga aspekti konstruktiv por dhe nga ai i imazhit.

Banesa me dy kate, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture i mbrojtur nga shteti.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme.

Ky tip banese përfaqëson banesën tipike tiranase me “dhomën e zjarrit”. Ajo ka planimetri drejtkëndëshe të rregullt. Është ndërtuar me mure qerpiçi dhe skelet druri në katin e sipërm.

Muratura shkon me gjerësi 60-70 cm, qerpiçët lidhen me llaç balte përzierë me kashtë. Themelet ndërtohen me gur lumi e lidhen me llaç balte duke u ngritur rreth 30-40 cm nga niveli i tokës ku më pas krijohet një brez druri dhe muret e objektit.

Banesa është e tipit me çardak në një krah. Në këtë mënyrë formohet kati përdhe me hajatin dhe katër ambiente te tjera. Shkallet e hapura dyrampeshe ne pjesën ballore te objektit te drejtojnë ne çardakun e mbyllur te katit.

Objekti është restauruar dhe rikonstruktuar përgjatë fillimit të viteve 2000 duke kthyer funksionin origjinal te banesës ne atë te një restorant dhe kafeje, duke transformuar pjesërisht strukturën e brendshme te saj por duke mbajtur elementin karakteristik te “dhomës se zjarrit” .

Po, pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, është hartuar një studim i plotë për të restauruar tërësisht objektin duke shtuar dhe hapësira të tjera për funksionimin më të mirë të tij nga subjekte të kontraktuara nga Ministria e Kulturës.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Familja Toptani

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër: Familja Toptani

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Në tërësi ndërtesa është në gjende të mire nga të gjitha fasadat e saj në pamje të parë. Duke vlerësuar braktisjen e objektit prej me shumë se pesë vitesh si dhe periudhën dhe teknologjine e ndërtimit të objektit atëherë kërkohet restaurim pjesësor i tij për të siguruar qendrueshmërinë e tij si nga aspekti konstruktiv por dhe nga ai i imazhit.

 

Veriore: Në gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të mirë. 

Lindore:  Në gjendje të mirë. 

Perendimore : Në gjendje të mirë. 

Kufizohet nga të gjitha anët nga ndërtesa të tjera të tipologjive të ndryshme, në rastin e objektit multifunksional “Torre Drin”, Vila Nr. 23 apo dhe rruga Rr. “Abdi Toptani”.

 

Kufizohet nga të gjitha anët nga ndërtesa të tjera të tipologjive të ndryshme, në rastin e ish-Hotel “ Dajti” apo dhe rrugë kryesore si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” apo dhe Rr. “Murat Toptani”.

 

Çatia:

Ndodhet në gjendje të mire e ndertuar prej strukture druri dhe qerpiçi e mbuluar me tjegulla.

Muri rrethues

Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. 

 

Muri origjinal në drejtim të veriut eshtë modifikuar me kangjella metalike në sherbim të funksionit të kafe-restorantit qe objekti ka ndryshuar gjate viteve 2000.

Oborri

Banesa me dy kate, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture në mbrojtjen e shtetit.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme.

 

Ky tip banese perfaqeson banesën tipike tiranase me “dhomen e zjarrit”. Ajo ka planimetri drejtkëndeshe të rregullt. Eshtë ndërtuar me mure qerpiçi dhe skelet druri në katin e sipërm. Muratura shkon me gjërësi 60-70 cm, qerpicet lidhen me llac balte përzierë me kashtë. Themelet ndërtohen me gur lumi e lidhen me llaç balte duke u ngritur rreth 30-40 cm nga niveli i tokës ku më pas krijohet nje brez druri dhe murret e objektit. Banesa eshtë e tipit me çardak në një krah. Në këtë menyrë formohet kati perdhe me hajatin dhe kater ambiente te tjera. Shkallet e hapura dyrampeshe ne pjesen ballore te objektit te drejtojne ne cardakun e mbyllur te katit.

Restaurimet:

Objekti eshte restauruar dhe rikonstruktuar përgjatë fillimit të viteve 2000 duke kthyer funksionin origjinal te baneses ne ate te nje restorant dhe kafeje duke transformuar pjeserisht strukturen e brendeshme te saj por duke mbajtur elementin karakteristik te “dhomes se zjarrit” .

Rikonstruksionet:

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Po, pas tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, eshtë hartuar një studim i plotë për të restauruar tërësisht objektin duke shtuar dhe hapësira të tjera për funksionimin më të mirë të tij nga subjekte të kontraktuara nga Ministria e Kultures.

Shënime:

Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr. vendimi v. 1883 datë 10/06/1973.

Informacione

Rruga Abdi Toptani, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?