Emri: Vila Farka
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga e Kont Uranit, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E pabanuar
Emri: Vila Farka
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga e Kont Uranit, Tiranë
Statusi: Monument kulture, kategoria II
Gjendja aktuale: E pabanuar
Përballë hyrjes së barit “Hemingway” në rrugën Kont Urani, është e vendosur një vilë dy katëshe, ku pjesa e katit të parë nuk është e dukshme, për shkak se është e rrethuar nga hapësirat e bizneseve.
Fasada e katit të dytë është karakteristike e vilave para 1944, por mungesa e mirëmbajtjes bie në sy nga muret e zhveshura nga suvaja, tullat e qerpicit, dritaret e larta jeshile të zhveshura, e çatia e dëmtuar.
Kati i dytë është i braktisur prej shumë vitesh, pasi familja Farka, e cila ka në pronësi vilën, është zhvendosur në Kanada. Funksionale janë vetëm bizneset, të cilat janë ndërtuar si shtesë, pas komunizmit. Nga informacioni i dhënë nga fqinjët përreth, fillimisht këto biznese kanë shërbyer si bare e më pas si zyra noterie. Pronarët kanë qënë gjithomë e njëjta familje, e cila e ka trashëguar pronën, e cila asnjëherë nuk ka qënë e konfiskuar nga shteti.
Është e padallueshme nëse ka pjesë oborri dhe bimësi, edhe nga pjesa e përparme e vilës, është e ndërtuar një tjetër shtesë, e mbivendosur tek bizneset dhe ngjitur me objektin përkrah, duke e kufizuar pamjen e plotë të godinës.
Përgjatë viteve vila nuk ka pasur ndryshime në fasadë dhe në brendësi si edhe disa shtesa.
Pronari aktual
Emër: Skënder dhe Haxhi Farka
Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: E njëjta familje
Veriore: Fasada e jashtme është e dëmtuar, me mur të rënë, çatmaja e dëmtuar, dritare te dëmtuara dhe xhama të thyer.
Jugore: E dëmtuar, fasadë e rënë
Lindore: E dëmtuar, fasadë e rënë
Perendimore: E dëmtuar, fasadë e rënë
E dëmtuar tërësisht/ e shkatërruar
I dëmtuar tërësisht/ i paaksesueshëm. Porta e hyrjes në banesë e kyçur.
Pemët; llojet e gjelberimit: Palma, pisha, pemë frutore, lule dhe shkurre.
Jo
Jo
Jo
Jo
Jo
Para vilës ka disa shtesa që shërbejnë si dyqane.
Pronarët e vilës ndodhen në Kanada dhe vila është e braktisur.