Emri II – 046

Viti i ndërtimit: 1955

Adresa: Rruga George W. Bush

Statusi: Monument Kulture Kategoria II

Gjendja aktuale: Institucion Publik – Parlamenti i Shqipërisë

 

Salla e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, miratuar me vendimin Nr. 122 datë 05.03.2007.

Ndërtesa është një projekt i vitit 1955 me autor arkitektin S. Luarasi në

bashkëpunim me arkitektin rus D. Vasilef. Projekti u hartua në bazë të

projektit të godinës ekzistuese (Lidhja Kulturore), në mënyrë që dhomat e kësaj

godine të shërbenin si lidhje me godinën e re, pra si zyra të administratës së

Kuvendit Popullor.

Salloni i kinemasë ekzistuese u shndërrua në sallë për seancat plenare me

kapacitet 160 vende, ndërsa tek tribuna e presidiumit me 40 vende. Për

diplomatët u parashikuan lozhat me 44 vende nga njëra anë e sallës, ndërsa nga

ana tjetër 44 vende u caktuan për gazetarë, korrespodentë etj.

Ballkoni përballë përmban 246 vende për audiencën. Për presidiumin u

parashikua hyrja kryesore e godinës ekzistuese (Lidhjes Kulturore). Gardërobë,

bufe dhe dhomë për rojat e presidiumit u parashikuan të vendosen në sallën e

kinemasë ekzistuese.

Kjo godinë e re e Kuvendit u projektua në mënyrë të tillë që të mund të

përdoren të gjitha mobiliet ekzistuese të Kuvendit të vjetër (e presidiumit, e

deputetëve dhe karriget e ballkonit).

Sipërfaqja e ndërtesës është 710 m².

Vëllimi i ndërtesës është 6500 m³.

Kjo godinë nuk ka një mur rrethues, lidhet direkt me Akademinë e Shkencave

dhe hapësirën që të dërgon në rrugën lidhëse mes shëtitores së Toptanit.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Godinë qeveritare

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër: Nuk ka informacion 

Funksion publik/godinë qeveritare

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Në gjendje shumë të mirë. E mirëmbajtur nga institucioni.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore:

Lindore:  

Perendimore :

Çatia:

Nuk ka cati

Muri rrethues

Nuk ka një mur rrethues. Lidhet direkt me Akademinë e Shkencave dhe hapësirën që të dërgon në rrugën lidhëse mes shëtitores së Toptanit.

Oborri

 pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: ka gjelbërim dhe lule të sistemuar herë pas here nga punonjësit. Pma dominuese përreth është pisha.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Nuk ka informacion

Restaurimet:

Nuk ka informacion

Rikonstruksionet:

Nuk ka informacion

Shembje:

Nuk ka informacion

Inspektimet nga organet e shtetit:

Nuk ka informacion

Shënime:

Ndërtuar në stilin neo-klasik sovjetik tipik për vitet 50-60. Ndërtuar me materiale prej tulle, llaci dhe betoni. 

Nuk ka afreske apo karakteristika të tjera dominuese. Godina ku ndodhet kjo sallë është ndërtuar në vitin 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Më 1 shtator 1928  Ahmet Zogu u kurorëzua Mbret i Shqiptarëve.

Informacione

Rruga e Elbasanit, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?