Emri: Thoma Katundi
Viti I ndërtimit: 1926
Adresa: Rruga “Myrteza Këlliçi”
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar
Emri: Thoma Katundi
Viti I ndërtimit: 1926
Adresa: Rruga “Myrteza Këlliçi”
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: E banuar
Në pamje të parë të krijohet përshtypja se, në fakt, po flasim për dy godina – jo për një të vetme. Gjysma e saj është kthyer në hotel dhe ka pësuar ndryshim si pasojë e investimit, ndërsa gjysma e dytë e godinës është në gjendje të keqe, thuajse e braktisur. Hotel “Freya” ka ruajtur strukturën e ndërtesës por janë ndryshuar elementët origjinalë të ndërtimit. Me një sy të lirë mund të vëresh se dritaret, dyert janë vendosur të reja, ballkoni është rikonstruktuar.
Banorët e zonës tregojnë se dëmtimet prej faktori kohë, shtuar dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit 2019, ka bërë që pjesa e parikonstruktuar e godinës të braktiset nga të gjithë qiramarrësit, përveç zonjës së katit të dytë. Ajo rrëfen, prej parvazit të dritares, se godina është në gjendje të keqe.
Teksa i qëndron përballë gjysmës së ndërtesës të lënë në harresë, mund t’ia kundrosh elementet e pandryshuara. Dritaret në pjesën më të madhe janë prej druri, ndërkohë që çatia është e dëmtuar, fasada po ashtu.
Qytetarët përreth njëzëri tregojnë se në këtë vilë dikur kanë jetuar motrat e mbretit Ahmet Zogu.
Pak metra tutje ndërtesës historike ndodhet një pallat i bërë së fundmi, shumëkatësh. Ai ka zëvëndësuar një bllok shtëpish të vjetra, që mbartnin histori dhe një vlerë të rëndësishme për qytetin e Tiranës.
Pronari aktual
Emër: shume pronarë
Pronari para 1944 (i origjines)
Emër: Thoma Katundi (Pronari në Amerikë)
Veriore: Gjysma e banesës shërben si hotel (Hotel Freya) dhe gjysma si banesë. Hoteli me fasadë të mirë të mirëmbajtur. Pjesa e hyrjeve të shtëpisë mirëmbajtur nga banorët vetë.
Jugore:
Lindore:
Perendimore: E dukshme vetëm pjesa në anë të rrugës Myrteza Këllici, në gjendje të amortizuar, me dritare të vjetra në shumicën e rasteve, ndërsa në disa prej tyre janë alumin.
në gjendje të dëmtuar.amortizuar gjysma që u përket banorëve. Hoteli në gjendje të mirë.
Nuk ka mur rrethues, direkt lidhja me rrugën
pemet; llojet e gjelberimit te dallueshem: Nuk ka
Jo
Po, nga banoret
Po, ka pasur tre restaurime pas demokracisë dhe gjatë komunizmit
E ndërtuar në kohën e Italianëve, gjysma e ndërtesës është hotel (Hotel Freya), gjysma nga qiramarrës, në gjendje të keqe. Dritare të vjetra, mure të zhveshura, pa fasadë. Kati i parë që shërben si biznese (dyqane ejt) deri në gjysmë të godinës që nuk është hotel ka pllaka të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme në fasadë.
PS: nga takimet me banorë të tjerë në atë lagje, e quanin edhe si pronë që ka qenë e Zogut. Gjithë zona aty me ndërtesat në vijim të rrugës ishin prona të Zogut ose motrave të Zogut.