Emri: II – 052
Viti i ndërtimit: Përpara 1944
Adresa: Rruga Abdi Toptani
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: Biznes/ Shërbime
Para godinës së Sarajeve është e vendosur një vilë dykatëshe e ndërtuar para viteve 1944, e cila në ditët e sotme ka funksion shërbimesh.
Në tërësi ndërtesa është në gjende të mire nga të gjitha fasadat e saj në pamje të parë, duke vlerësuar objektin si nga aspekti strukturor si dhe nga ai i imazhit.
Çatia ndodhet në gjendje të mirë e ndërtuar prej një strukture të bazuar në muraturë prej tulle dhe mbuluar me skelet druri veshur me tjegulla qeramike.
Kjo hapësirë që ndodhet pranë ansamblit të Sarajeve të Selim Pashë Toptanit nuk disponon një oborr, përveç se një hapësire të reduktuar në drejtim të jugut e cila përdoret për arsye praktike dhe utilitare në funksion të vetë objektit.
Banesa me dy kate, e ndërtuar gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, ka shërbyer fillimisht si Selia e Partisë Fashiste. Eshtë vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga veri-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore duke treguar edhe rëndësinë e vetë objektit nga aspekti i përdorimit te tij dhe arsyen përse u zgjodh që kjo Seli të vendosej këtu.
Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, por dhe atë arkitektonik me praninë e një shiriti i cili përshkon fasadën veriore të objektit por në të njëjtën kohë shërben si kornizë për dyert dhe dritaret e katit përdhe. Më pas objekti është ri-kthyer në pronësinë origjinale private.
Arkitektura e tij është restauruar ne fillim të viteve 2000 për te rivitalizuar jo vetëm objektin por dhe për te mundësuar krijimin e një hapësire bar-kafe në katin përdhe drejt fasadës lindore. Objekti ka pasur edhe një proces rikonstruksioni, kryesisht në ambientet e brendshme për të mundësuar përsëri një hapësire bar-kafe kësaj here përgjatë fasadës veriore të tij.