Emri: II – 042
Viti i ndërtimit: 1939 – 1942
Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: Në rikonstruksion
I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosio dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve ’90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë. Ky hotel ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambiente për konferenca. Hotel Dajti është vlerësuar për arkitekturën e tij unike. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur Hotel Dajti është 8760 metra katror.
Ky objekt ka filluar ndërtimin gjatë viteve 40’, ishte objekti më luksoz i qytetit, ambientet e tij u projektuan për të pritur personalitet më të rëndësishme botërore.