Emri: Nuk ka informacioni
Viti i ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga e Kont Uranit, Tiranë
Statusi: Objekt i shpallur në mbrojtje paraprake
Gjendja aktuale: E banuar

Portat hyrëse me harqe, të zhveshura nga materialet e drurit tipik të një dere hyrëse dhe pa ornamentet karakterizuese të viteve kur është ndërtuar.

Në katin e dytë pa dyer e dritare, e në vendin e tyre të mbetura disa parvaze druri për të ruajtur formën e dritareve si strukturë, mbështetur vetëm në skeletin e mureve rrethuese. Kjo godinë e ndërtuar me mure qerpiçi, pa çati, strehon një familje të komunitetit egjiptian. Ata kanë improvizuar ambientin e katit të parë për banesë, ku dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura. Banorët e pyetur thonë se nuk ka pronarë, ndërsa theksojnë objekti se “i përket shtetit”.

Ndërsa sot hapësira e katit të parë e vështruar nga rruga zihet në pjesën më të madhe nga rrobat e nxjerra në shitje, shumë vite më parë sipas banorëve ka shërbyer si shtëpi publike.

Edhe pse pjesa e mbetur e godinës nuk të jep përshtypjen e një vile të mirëfilltë, për shkak të degradimit, nëse shikohet me kujdes vihen re detajet e stilit Italian, nga forma e portave hyrëse, por edhe ngjyra e murit të mbetur në disa pjesë të vogla të saj.

Brenda godinës kanë krijuar jetë bimë zvarranike, bagremë dhe mbi të ngre krye një fik me shtat të lartë.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual
Emër: Godinë shtetërore

Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Nuk ka informacion

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Veriore: Godina ka mure qerpiçi dhe është në gjendje të degraduar. Kati i dytë ka vetëm muret rrethuese, pa dritare, dyer dhe pa çati. Ndërsa kati i parë është improvizuar për të jetuar.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të degraduar
Lindore: Në gjendje të degraduar
Perendimore: Në gjendje të degraduar

Çatia:

Nuk ka çati.

Muri rrethues

I dëmtuar tërësisht.

Oborri

Pemë: Fiq, bagremë

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo.

Restaurimet:

Jo.

Rikonstruksionet:

Jo

Shembje:

Po, ka rënë një faqe muri.

Inspektimet nga organet e shtetit:

Jo.

Shënime:

Godina banohet nga një familje e komuniteti egjiptian prej shumë vitesh, të cilët nuk paguajnë qira. Hapësira e jashtme përdoret për të shitur rroba të përdorura.

Ata u shprehën se nuk ishin në dijeni të pronarit të godinës. Banorët thanë se i përket shtetit. Më herët ka funksionuar si shtëpi publike (bordello) .

Godina ka arkitekturë italiane.

Informacione

Rruga Kont Urani 42, Tirana, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?