Emri: II – 043 Galeria Kombetare e Arteve
Viti i ndërtimit: 1954
Adresa: Bulevardi Dëshomrët e Kombit
Statusi: Monument Kulture Kategoria II
Gjendja aktuale: Institucion Publik – Galeria e Arteve
Galeria e Arteve është hapur për publikun në 11 janar 1954 në hapësirë tjetër nga ajo që ndodhet aktualisht.
Kufizohet nga të gjitha anët nga ndërtesa të tjera të tipologjive të ndryshme, në rastin e ish-Hotel “Dajti” apo dhe rrugë kryesore si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” apo dhe Rr. “Murat Toptani”.
Muri rrethues ndodhet vetëm në pjesën lindore gjatë të cilës është mbi 2 metra ndërsa në pjesën jugore është me i ulët në një lartësi prej gjysmë metri.
Hapësira publike që është pjesë e oborrit të Galerisë Kombëtare të Arteve qëndron si një nga hapësirat me interesante në qytet duke krijuar një distance interesante nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” por dhe duke u lidhur me rrugën këmbësore Murat Toptani. Gjatë viteve të fundit është vërejtur dhe degradimi i bimësisë karakteristike të kësaj hapësire publike kryesisht me palma të mbjella prej shume kohësh në atë zone duke krijuar një kontrast me pishat karakteristike të mbjella gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përgjatë regjimit fashist. Në pjesën perëndimore të kësaj hapësire përgjatë katër viteve të fundit është vendosur instilacioni “Reja” – “Cloud” vepër e arkitektit Sou Fujimoto.
Galeria Kombëtare e Arteve është inauguruar me 29 nëntor 1974 dhe u ndërtua nga viti 1973 deri ne vitin 1974 me autor Arkitekt/ Urbanistin Enver Faja.
Ndërtesa fillimisht është zhvilluar në objektin me pranë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” dhe ne vijim janë projektuar dhe hapësira të tjera shtesë në shërbim të Galerisë Kombëtare të Arteve nga Arkitekti Enver Faja.
Në periudhën 1998-2002 gjate të cilës drejtor i Galerisë ishte Gëzim Qëndro, hapësira e kafenesë në katin përdhe u transformua ne bibliotekën e Galerisë si dhe u riorganizua hapësira e brendshme e Galerisë, duke krijuar një vend të posaçëm për Arkivin, e cila tashmë ishte zgjeruar dhe kërkonte hapësira shtesë të nevojshme.
Në vitin 2009, në Galerinë Kombëtare të Arteve u bënë ndërhyrje dh investime të rëndësishme, të cilat konsistojnë në një rikonstruksion cilësor të hapësirave të brendshme dhe kthimit të tyre sa më pranë projektit origjinal të ndërtesës, si dhe konceptimit të një linje të re muzeale që i përgjigjet njohjes, edukimit dhe informimit artistik të publikut shqiptar dhe të huaj në nivele sa më të lartë.