Emri: Familja Jonuzaj
Viti I ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Mihal Duri, Tiranë
Statusi: Monument kulture
Gjendja aktuale: E banuar
Emri: Familja Jonuzaj
Viti I ndërtimit: Para 1944
Adresa: Rruga Mihal Duri, Tiranë
Statusi: Monument kulture
Gjendja aktuale: E banuar
Pas rrugës së Kavajës, në rrugën Mihal Duri ngrihet një vilë 4 katëshe përqafuar nga një rresht pemësh mbjellë përmbri saj. Me një ngjyrë të hirtë të hapur pasqyron plogështi në ditët e vrenjtura dhe merr ndriçim në ato me diell.
Në katin e parë të godinës ndodhet disa dyqane, të cilat i kishin mbyllur kanapet kur ne e fotografuam. Në katin e dytë, ndryshimi i funksioneve të godinës pasqyrohet edhe më shumë. Sipas banorëve të pyetur në lagje, në katin e dytë, pas funksionit të banimit më herët ka qenë banka jugosllave, ndërsa tani shërben për zyra.
Godina ndër vite ka kaluar rikonstruksione të ndryshme me qëllim mirëmbajtjen e saj, ndërsa mbrojtjen nga shteti sipas banorëve e ka marrë në 10 vjeçarin e fundit.
Kati i tretë i godinës është i braktisur, reflektuar kjo edhe nga dritaret të cilat në disa prej tyre nuk kanë xhama e në disa të tjera kanatet mbyllëse prej druri të lehtë qëndrojnë të ç’rregullta, me shumë lehtësi për t’u lëvizur nga era apo ndryshimet e motit.
E njëjta gjë konstatohet edhe në katin e katërt, i cili nuk ka disa dritare dhe në disa të tjera ajrit dhe erës i pritet rruga me disa plastmasë të vendosur si mburojë.
Çatia është në gjendje të keqe, vende vende me mungesë tjegullash dhe me mungesë të mbajtëseve të drurit, që e parë në tërësinë e ndërtesës të jep djesinë e një ndërtese me karakter të fortë, por të lenduar dhe të keqmbajtur nga banorët.
Pronari aktual
Emër: Familja Jonuzaj
Pronari para 1944 (i origjinës)
Emër: Familja Jonuzaj
Veriore: Në gjendje jo në mirë. Disa dritare janë ndryshuar ndër vite, disa të tjera janë të pandryshuara, sikurse kanë qenë në fillim. Një kat i ndërtesës ka mungesë dritaresh.
Jugore: Kryesisht në gjendje të mirë, disa dritare janë të dëmtuara
Lindore: Kryesisht në gjendje të mirë, disa dritare janë të dëmtuara
Perendimore: Kryesisht në gjendje të mirë, disa dritare janë të dëmtuara
E dëmtuar tërësisht
Nuk ka mur rrethues
Nuk ka pemë apo bimësi të ndryshme.
Jo
Po
Po
Jo
Jo
Kati i dytë sipër dyqaneve është i ndryshuar. Ka qenë godinë banimi, më herët ka qenë banka jugosllave. Tani hapësirat e saj shërbejnë për zyra. Dyshemeja është ende me pllaka të vjetra
Ka marrë status mbrojtjeje 10 vjecarin e fundit.