Emri II – 045

Viti i ndërtimit: 1928

Adresa: Shëtitorja Murat Toptani

Statusi: Monument Kulture Kategoria II

Gjendja aktuale: Institucion Publik – Akademia e Shkencave

 

Ndërtesa e cila në vitet 1928-1939 ishte Pallati Mbretëror, sot njihet si Akademia e Shkencave. Më parë ka shërbyer si seli e Parlamentit Shqiptar dhe për një periudhe të shkurtër si selia e Këshillit te Ministrave.

Aty është shkruar një pjesë e rëndësishme e historisë së shtetit Shqiptar. Pallati është ndërtuar në fillim të shekullit XX dhe ishte pronë e Zija Bej Toptanit. Hyrja për në ndërtesë në periudhën që kjo ishte selia e Parlamentit, ka qenë nga perëndimi, ndërsa hyrja nga veriu është hapur kur godina u shndërrua në Pallat Mbretëror.

Godina historike e Akademisë së Shkencave shpallet “Monument Kulture” i Kategorisë së I-rë. Me Urdhërin nr.67, datë 17.03. 2016 “Për shpalljen Monument Kulture i Kategorisë së I-rë për objektin “Akademia e Shkencave”, Tiranë”, Ministri i Kulturës vë në mbrojtje ndërtesën e vetme historike të lidhur ngushtë me institucionet e shtetit shqiptar, prej kohës së shpalljes së Tiranës si kryeqytet në vitin 1920. Përmes këtij Urdhëri, rritet shkalla e mbrojtjes së këtij objekti, ҫ’ka do t’i shërbejë kujtesës kulturore dhe historike të Tiranës dhe më gjerë.

Ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 600 m2 dhe lartësi kati rreth 4.5m. Ajo bashkë me 4 ndërtesa të tjera rreth e rrotull, përbëjnë kompleksin e ndërtesave të shpallura “Monument Kulture” të kategorisë së dytë, të Qendrës Historike të Tiranës të shpallura me Urdhër të Ministrit të Kulturës. Objekti i përket tipologjisë së banesës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XIX ne funksion të shtresave më të pasura të shoqërisë të asaj kohe. Godina ka një planimetri thuajse drejtkëndore të rregullt.

Të dy katet e godinës janë të banueshme. Godina ka një sallë qendrore dhe anash saj vendoseshin sipas kateve dy ose katër mjedise, kurse në katin e dytë, salloni në pjesën ballore përfundonte me një qoshk të dalë që më vonë kthehet në ballkon. Godina, si në pamjen e jashtme, ashtu dhe në brendësi të saj, karakterizohet nga një trajtim i thjeshtë i elementëve arkitektonike. Themelet e saj pjesërisht janë mbështetur mbi murin rrethues të “Kalasë së Tiranës”. Së jashtmi të bie në sy volumi i saj i madh dhe format e thjeshta volumore. Si një nga banesat e përdorur nga aristokracia feudale, ajo ishte e pozicionuar thuajse në qendër të qytetit, brenda mureve të cilat formojnë kalanë e qytetit.

Objekti u rikonstruktua gjatë viteve 1927-1928 ne periudhën ku u be dhe vendosja e Mbretit Zog I duke e kthyer atë në rezidencë. Ky rinovim u krye nën kujdesin e Arkitekteve Kristo Sotiri dhe Scullati duke mobiluar dhe studion e mbretit me mobilje te stilit te 1500-s. Gjithashtu, një moment tjetër rikonstruksioni ishte ai përgjatë viteve ’70 ku u vendos selia e Akademisë së Shkencave duke ndërmarrë veprime të cilat do t’i shërbenin më shume funksionit të ri të ndërtesës.

Destinacioni i përdorimit të ndërtesës gjatë viteve 1920 e deri në ditët e sotme

Më 11.02.1920 në këtë godinë u vendos “Regjenca-Parlamenti” (Këshilli i Naltë) i qeverisë së Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Megjithëse ndryshimet e shumta të qeverive Regjenca qëndroi në këtë godinë deri më 1925.

 

Në vitet 1925-1926 ndërtesa ka shërbyer si seli e qeverisë së presidentit Ahmet Zogu.

Në vitet 1926-1929 nuk ka informacione për përdorimin e ndërtesës.

Në vitet 1929-1939 ka shërbyer si “Pallat mbretëror” i mbretit Ahmet Zogu I.

Në vitin 1939, godina u dogj pjesërisht nga zjarri.

Në vitet 1944-1946 ka qenë vendosur Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar.

Në viti 1946-1962 ka qenë selia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në viti 1961-1972 ndërtesa u përdor për funksione të ndryshme shtetërore.

Në viti 1972 e deri në ditët e sotme përdoret si godinë në funksion të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kliko mbi shenjën + për të lexuar informacionin

Pronari

Pronari aktual

Emër: Shteti Shqiptar / Akademia e Shkencave e Shqiperisë

Pronari para 1944 (i origjinës)

Emër: Zija bej Toptani

Përshkrimi i fasadës nga rruga

Në tërësi ndërtesa është në gjende të mire nga të gjitha fasadat e saj duke qënë se prej vitesh ka sherbyer si selia e Aakademisë së Shkencave të Shqiperisë

 

Veriore: Në gjendje të mirë.

Përshkrimi i fasadave te tjera:

Jugore: Në gjendje të mirë. 

Lindore Në gjendje të mirë. 

Perendimore : Në gjendje të mirë. 

Kufizohet në drejtimin jugor te saj nga Kuvendi i Shqipërisë ndërtesa në drejtimet e tjera është pjese e  Shëtitores Murat Toptani.

Çatia:

Si tipologji ngjan me banesat me çardak të mbyllur qëndror, të cilat ishin të përhapura edhe në vende të tjera të Ballkanit duke u ndërtuar me mure guri e skelet druri. Ky skelet druri zhvillohet edhe pergjatë çatisë katër ujëse të objektit, e veshur me tjegulla qeramike, mbajtur mbi trarë druri dhe ndodhet në gjëndje të mirë.

Muri rrethues

Ndertesa është e rrethuar nga gjelbërimi i rrethuar me nje mur të ulet për të qënë me i hapur si një institucion publik dhe themelet e saj pjesërisht janë mbështetur mbi murin rrethues të “Kalasë së Tiranës”.

Oborri

Ndërtesa ndodhet në sheshin “Fan Noli”, në krah të ndërtesës ku zhvillohen sot seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërtesa e Akademisë së Shkencave është një objekt 2- katësh, fasada e të cilit është me pamje nga perëndimi. Ka dekorim të veçantë të eksterierit me detaje të shumta, sic vërehet në stilizimin e fundshkallëve në formën e gjysëm-rratheve, etj.

Ndërhyrje të jashtligjshme

Jo

Ndërtimi

Ndertesa e cila ne vitet 1928-1939 ishte Pallati Mbreteror, eshte ku sot ndodhet Akademia e Shkencave. Me perpara akoma ajo ka qene selia e Parlamentit Shqiptar, dhe per nje periudhe te shkurter selia e Keshillit te Ministrave. Aty është shkruar nje pjesë e rëndësishme e historisë së shtetit Shqiptar. Pallati është ndërtuar në fillim të shekullit XX dhe ishte pronë e Zija bej Toptanit. Hyrja për në ndërtesë në periudhën që kjo ishte selia e Parlamentit, ka qënë nga perëndimi, ndërsa hyrja nga veriu është hapur kur godina u shndërrua në Pallat Mbreteror. 

 

Ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 600 m2 dhe lartësi kati rreth 4.5m. Ajo bashkë me 4 ndërtesa të tjera rreth e rrotull, përbëjnë kompleksin e ndërtesave të shpallura “Monument Kulture” të kategorisë së dytë, të Qendrës Historike të Tiranës të shpallura me Urdhër të Ministrit të Kulturës. Objekti i përket tipologjisë së banesës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XIX ne funksion të shtresave më të pasura të shoqërisë të asaj kohe. Godina ka një planimetri thuajse drejtkëndore të rregullt. Të dy katet e godinës janë të banueshme. Godina ka një sallë qëndrore dhe anash saj vendoseshin sipas kateve dy ose katër mjedise, kurse në katin e dytë, salloni në pjesën ballore përfundonte me një qoshk të dalë që më vonë kthehet në ballkon. Godina, si në pamjen e jashtme,ashtu dhe në brendësi të saj, karakterizohet nga një trajtim i thjeshtë i elementëve arkitektonike. Themelet e saj pjesërisht janë mbështetur mbi murin rrethues të “Kalasë së Tiranës”. Së jashtmi të bie në sy volumi i saj i madh dhe format e thjeshta volumore. Si një nga banesat e përdorur nga aristokracia feudale, ajo ishte e pozicionuar thuajse në qëndër të qytetit, brënda mureve të cilat formojnë kalanë e qytetit.

Restaurimet:

Rikonstruksionet:

Objekti u rikonstruktua gjatë viteve 1927-1928 ne periudhen ku u be dhe vendosja e Mbretit Zog I duke e kthyer ate në rezidencë. Ky rinovim u krye nën kujdesin e Arkitekteve Kristo Sotiri dhe Scullati duke mobiluar dhe studio-n e mbretit me mobilje te stilit te 1500-s. Gjithashtu një moment tjetër rikonstruksioni ishte ai përgjatë viteve ’70 ku u vendos selia e Akademisë së Shkencave duke ndërmarrë veprime të cilat do t’i shërbenin më shume funksionit të ri të ndërtesës.

Shembje:

Jo

Inspektimet nga organet e shtetit:

Po, pas tërmetit të datës 26 Nëntor 2019, duke vleresuar objektin të përshtatshem dhe pa dëmtime strukturore.

Shënime:

Godina historike e Akademisë së Shkencave shpallet “Monument Kulture” i Kategorisë së I-rë. Me Urdhërin nr 67, datë 17.03. 2016 “Për shpalljen Monument Kulture i Kategorisë së I-rë për objektin “Akademia e Shkencave”, Tiranë”, Ministri i Kulturës vë në mbrojtje ndërtesën e vetme historike të lidhur ngushtë me institucionet e shtetit shqiptar, prej kohës së shpalljes së Tiranës si kryeqytet në vitin 1920. Përmes këtij Urdhëri, rritet shkalla e mbrojtjes së këtij objekti, ҫ’ka do t’i shërbejë kujtesës kulturore dhe historike të Tiranës dhe më gjerë.

 

Destinacioni i përdorimit të ndërtesës gjatë viteve 1920 e deri në ditët e sotme

Më 11.02.1920 në këtë godinë u vendos “Regjenca-Parlamenti” (Këshilli i Naltë) i qeverisë së Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Megjithëse ndryshimet e shumta të qeverive Regjenca qëndroi në këtë godinë deri më 1925.

 

Në vitet 1925-1926 ndërtesa ka shërbyer si seli e qeverisë së presidentit Ahmet Zogu.

Në vitet 1926-1929 nuk ka informacione për përdorimin e ndërtesës.

Në vitet 1929-1939 ka shërbyer si “Pallat mbretëror” i mbretit Ahmet Zogu I.

Në vitin 1939, godina u dogj pjesërisht nga zjarri.

Në vitet 1944-1946 ka qënë vendosur Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar.

Në viti 1946-1962 ka qënë selia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në viti 1961-1972 ndërtesa u përdor për funksione të ndryshme shtetërore.

Në viti 1972 e deri në ditët e sotme përdoret si godinë në funksion të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Informacione

Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë, Albania

Ndërlidhje
Citizen Channel

Citizens Channel është një media që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm, në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese dhe tolerante, në respektim të lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Regjistrohu

Keni llogari?