Qyteti mendjen,
Mendja qytetin…
Ky projekt rreket të gjurmojë intimitetin, rrënjët familjare, rrugicat si infrastruktura lidhëse të komuniteteve mikroskopike të qendrës së Tiranës, të ngjeshura nën morsën e pallateve të lartaqë kanë bujt pa lejen dhe konsesusin e tyre, nën kultin e modernitetit, të një regjimi narrativ që e dëgjojnë vetëm veshët e ruspave dhe buldozerëve, manjatëve të ndërtimit, kafshuesit e centimetrave të shtrenjta, por që shurdhon në intimitet.
E shkuara dhe e tanishmja e Tiranës materializohet tek dëshmitë gojore (oral history) e njerëzve të zakonshëm, e të pazëshmëve, te tapitë qëmbajnë në duar si dëshmi e fundme e një trashëgimie që po zhduket, te ballkonet që komunikonin me të gjitha pikat e referimit në qytet – sot të dokumentueshme vetëmsi arketipe arkitektonike të fasadës, te portat dykanatshe që sot ngjajnë shumë më timide, dhe që nuk pranojnë këdo brenda.
Në qytete rezistohet, heshtur – ka interesa, ka projeksione gjigandologe -por ka dhe jetë pa pretenciozitet, ka fole ku mbrujtet vazhdimësia e brezave, ka dhe mllef për ç`kaështë humbur, ka dhe intelokutorë që nën besë duan tëtë rrëfejnësejcilën portë me sejcilën familje -udhërrëfyes që do t’i bënin zili çdo qyteti, nëse këto formacione nuk do lëngonin në harresë
Për Citizens Channel në themel të këtij hulumtimi dokumentar janë njerëzit, mbi historitë e tyre ngjizet historia e shtëpive, itinerareve jetësore tëshënjuara në rrugicat e ngushta, por fort kollaj të përshkueshme, nga ku spostimi njëherë e një kohë bëhej më këmbë në rreze minutash.
Përçudnimi i tyre tregon për një qytet të ri, që nuk ka asnjë lidhje me atë që ishte, dëgjesave publike i kanë zënë vendin planet makro që kujdesen vetëm për njollat e ndërtimit, pa marrë në konsideratë pasojat.
Çfarë ndodh nëse në një zonë tradicionale me shtëpi 1 ose 2 katëshe, imponohet zhvillim vertikal me mbi 10 kate?
Cili është raporti mes çmimit të metrave katror të tokës para ndërtimit dhe çmimit tëpasurive të patundshme në lartësi pas ndërtimit?
A mundet që vlera e një prone të vendoset brenda kuadratit të copëtuar të njëtitulli pronësie të vetëm, pa marrë në konsideratë çfarë ka përreth?
A ia del dot qëvlera e tokës të blejë apartamente, çmimet e të cilave përcaktohen nga kërkesa, apo më keq nga kërkesa e burimeve financiare të paditura?
A mundet që ai që fiton më shumë, të këtë gjithmonë e më shumë fuqi blerëse dhe të blejë gjithmonë e më shumë, duke shpronësuar përfundimisht banorëte qytetit, dhe duke riprodhuar pabarazi në pafundësi?
Nëse toka konvertohet në apartamente, a mund të themi që kjo është vlera reale e tokës për sot e nesër?
Po nëse është zhvlerësuar, po nëse do kish pasur një model alternativ zhvillimi, po sikur vila të ishte restauruar me ndihmën e institucioneve dhe të kishte krijuar një vlerë në treg? Po sikur hapësira e biznesit të kishte më shumë interes për të investuar në ndërtesa tradicionale?
Si ndryshojnë kostot e jetesës kur vetëm pak centimetra ndajnë shtëpitë modeste tiranase me shërbimet ekonomike të shumëkatëshave?
A bashkëjetojnë dot një ekonomi minimaliste, qarkulluese, me ekonominë e marketevecentralizuese?
Po sikur zonave të caktuara t`u njihej një status i veçantë dhe të prezantohej një plan investimi? Po sikur e gjithë qendra e Tiranës të shpallej zonë e ruajtur, dhe të kishte një plan investimi? Po sikur këto zona të ishin thesare të konsumit, turizmit dhe kontributeve të taksave për qytetin, – a pyeti njeri se çfarëështë më e mirë për qytetin?
Këto nuk janë thjesht supozime, por alternativa zhvillimi tëartikuluara nga banorët e intervistuar nga redaksia e Citizens Channel, njerëz të hapur për modele alternative të zhvillimit në funksion të ruajtjes së vilave të tyre si pasuri e trashëgimisë së qytetit; modele të suksesshme sipërmarrjeje në kushte aspak të favorshme.
Aktiviteti ekonomik i zhvilluar në një ndërtesë 100-vjeçare, nuk është e njëjta gjë si në një ndërtese 5 vjeçare e ndërtuar posaçëm për aktivitete të përcaktuara shërbimesh; ndoshta kjo është dhe arsyeja se pse kemi kaq shumë forma të ngjashme të aktivitetit ekonomik qëkanibalizojnë njëra-tjetrën
Asnjëherë ne 30 vitet e fundit, mungesa e demokracisë nuk ka renduar direkt mbi qytetin si sot, asnjëherë si sot autoriteti lokal nuk ka qene më larg qytetarëve, i menaxhuar me urdhra ekzekutivë, më titullarë të emëruar e të pazgjedhur, dhe me qytetarin e përjashtuar jo thjesht nga vendim marrja administrative, por dhe nga mundësitë reale ekonomike.
Po pavarësisht kësaj, qyteti jeton përtej arsyeve tona, përtej mërzisë, dëshpërimit e vështirësive, dhe ky projekt kërkon të tregojë me anë të shembujve më të mirë që ka akoma shpresë, jo thjesht për të ruajtur ndërtesat shekullore, apo më të vona, por dhe për të përmbysur hierarkitë e mbrapshta të instaluara në këto 30 vite; është paraja, fitimi, ekonomia që duhet të përshtatet dhe të modelohet bashkë me qytetit, dhe jo e kundërta.
Sa më shumë lagje të tilla, ndërtesa të tilla, aq më shumë histori, aq më pak transaksione përfundimtare, aq më pak xhentrifikim, aq më shumë mundësi për turizëm, aq më shumë dinjiteti për banorin autokton, aq më shumë arsye për t`i thirrur qytetit në emër.
Qyteti projektohet në mendje, por dhe mendja projektohet mbi qytet, ashtu siç mësyhet mendja jonë, po ashtu në nivel mikro mendja prodhon pole rezistence, modele dhe vlera, kundërdiskurs që projektohet mbi qytetin, thjesht ne nuk arrijmë ta shohim, sepse të mbysim tam-tam-et e kanaleve të mirëfinancuara.
Platforma “Citizens Urban Stories”, shërben si strehë për të gjithë ata që e konsiderojnë veten të përjashtuar nga vendimmarrësit, por nuk hezitojnë të thonë fjalën e tyre,atë si mendja e tyre dhe e komunitetit që ndajmë bashkërisht e përfytyron qytetin për sot e mot.
#citizensurbanstories
#qytetimendjenmendjaqytetin